Kënga e Bebe Rexhës në listën e dhjetë këngëve më të dëgjuara të 2018

6 Dhjetor, 2018 - 6:29 pm

Platforma më e madhe muzikore, Billboard ka publikuar listën e 10 këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2018.

Aty kryeson reperi Drake me projektin “God’s Plan”, i ndjekur nga artistë të tjerë me famë botërore. Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.

Bashkëpunimi i saj “Meant to be” me Florida Georgia Line renditet në vendin e tretë dhe ka arritur mbi 650 milionë
klikime në YouTube.

Këngëtarja Bebe Rexha shprehet se është ende e tronditur dhe nuk mund ta besojë suksesin e arritur gjatë këtij viti. /a.a/ KultPlus.com

Të ngjajshme