“Let You Love Me” kryeson tri javë rresht top-listat britanike

15 Tetor, 2018 - 10:45 pm

Kënga “Let You Love Me” e Rita Orës është duke u pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares shqiptare, në veçanti nga ata britanikë.

Kjo këngë është duke kryesuar në top-listën ‘Big Top 40’ për të tretën javë rresht.

Këtij suksesi i është gëzuar vet 27-vjeçarja, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale për ta shënuar arritjen e saj.

“‘Let You Love Me’ është e para në javën e tretë radhazi në top-listën më të madhe britanike, Big Top 40”, ka shkruar Rita në Instagram.

Videoklipi i këngës “Let You Love Me” u publikua në YouTube më 21 shtator 2018 dhe është pëlqyer shumë. Deri më tani videoja muzikore e kësaj kënge është shikuar afro 35 milionë herë.
https://www.instagram.com/p/Bo9jIFTnP3G/?taken-by=ritaora
“Let You Love Me” është kënga e katërt me radhë nga albumi i paralajmëruar i Ritës, “Phoenix”.

Me këtë projekt, këngëtarja theu edhe një rekord 30-vjeçar për më së shumti këngë në top-dhjetë, me 13 sosh.

Ky rekord më herët është mbajtur nga Shirley Bassey dhe Petula Clark me nga 12 këngë në dhjetë vendet e para në top-listat britanike. /KultPlus.com

Të ngjajshme