Lil Nas X sjell atmosferë të festave të fundvitit me këngën “Holiday”

16 Nëntor, 2020 - 10:30 am

Lil Nas X e ka publikuar këngën festive “Holiday”, katër ditë pasi i ngacmoi fansat me një klip të shkurtër të bazuar në filmin “Back to the Future”, pjesë e së cilit ishte edhe aktori i filmave të famshëm, Michael J. Fox.

Në videoprojektin e ri muzikor, ylli i muzikës rep dhe country shfaqet në kostume të ndryshme, duke filluar nga babadimri i veshur me kostum të argjendtë e deri tek lodrat vallëzuese, duke e sjellë kështu një atmosferë të festive të fundvitit, transmeton Koha.

Për ta promovuar këngën e re, e cila është e dyta e lansuar brenda një viti, Lil Nas X ka vendosur t’i mbajë tri koncerte virtuale në platformën online të videolojërave “Roblox”, metodë kjo e praktikuar së fundmi nga artistët për ta promovuar muzikën e tyre, prej se koronavirusi e ka bërë të pamundur grumbullimin e njerëzve në një vend.

Lil Nas X është një artist i ri në skenën muzikore i cili famën botërore e arriti me suksesin e jashtëzakonshëm të këngës, “Old Town Road”, e sjellë në bashkëpunim me yllin e muzikës country, Billy Ray Cyrus.

Kjo këngë qëndroi në pozitën e parë të toplistës së100 këngëve me të mira “Billboard” për 17 javë rresht. Kështu, “Old Town Road” e theu rekordin dhe u bë kënga që ka qëndruar më së gjati në pozitën e parë, në historinë 61-vjeçare të kësaj topliste. Deri më sot, ajo i numëron rreth 562 milionë klikime në YouTube.

Ndërsa kënga e re, “Holiday”, e cila u lansua të premten më 13 nëntor ka rritur t’i marrë më shumë se 12 milionë klikime. / KultPlus.com

https://twitter.com/LilNasX/status/1326170835485253632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1326170835485253632%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F245758%2Flil-nas-x-sjell-atmosfere-te-festave-te-fundvitit-me-kengen-holiday%2F

Të ngjajshme