Lopez shpalos ballafaqimet e saj personale: Unë mendoja se e doja veten, por nuk e doja

23 Janar, 2021 - 4:28 pm

Vetëvlerësimi mbetet një ndër temat psikologjike më të diskutuara, teksa shumë persona kanë edhe probleme me të, shkruan KultPlus.

Yjet botërore pavarësisht të arriturave të shumta, shumë shpesh nuk e vlerësojnë veten aq sa duhet.

Një emër tjetër që ka kaluar ndër këto gjëra është edhe këngëtarja Jennifer Lopez.

“Më kujtohet kur isha në terapi, në fund të 30-ave dhe po flitej shumë për të dashur veten. Unë mendoja se e doja veten, por nga ana tjetër, po bëja disa gjëra në marrëdhëniet e mia personale që nuk dëshmonin se e doja veten.”, tha Lopez në episodin e “Coach Conversation”.

Mirëpo, tanimë terapia psikologjike duket t’i ketë ndihmuar aktores së famshme, teksa konsulta me profesionistë është një domosdoshmëri. / KultPlus.com

Të ngjajshme