Martin Garrix: Çfarë mbrëmje e veçantë, faleminderit Sunny Hill

13 Gusht, 2018 - 9:15 pm

Sunny Hill Festival tashmë ka përfunduar gjatë orëve të para të ditës së hënë.
Në natën e fundit të ngjarjes kryesore të muzikës në Kosovë, performoj një ndër DJ më të mirë në botë, Martin Garrix.

Mijëra fansa ishin mbledhur në parkun e Gërmisë në kryeqytet për ta shijuar nga afër performancën e DJ-it.

Ai gjatë ditës së sotme ka publikuar një imazh të marrë nga koncerti i së dielës dhe ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje në koncertin e mbajtur në Prishtinë.

“Sunny Hill faleminderit. Çfarë mbrëmje e veçantë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Garrix.

Festivali Sunny Hill është mbajtur në datat 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë.
Ylli kryesor i festivalit ka qenë Dua Lipa, ndërsa gjatë tri netëve, krahas Garrix, në skenë kanë interpretuar shumë këngëtarë të famshëm dhe vendorë, si Action Bronson, G4shi, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Gjiko, Tayna e të tjerë. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmbCU-cnq0E/?taken-by=martingarrix

Të ngjajshme