Miley Cyrus “së shpejti” sjell këngën me Dua Lipën: Jam super krenare

15 Tetor, 2020 - 11:14 am

Miley Cyrus iu ka premtuar fansave të saj se “së shpejti” do të sjellë këngën e re me Dua Lipën.

Duke folur për radion spanjolle Cadena 100, Cyrus ka thënë se “është një përzierje perfekte e ne të dyjave”.

Gjithashtu ajo shprehet se është shumë krenare për këtë bashkëpunim.

“Jam super krenare për këtë”, ka thënë ajo.

Cyrus tutje ka shtuar se fansat e saj e kanë lutur që të publikohet ky bashkëpunim, dhe “ata mund të presin diçka shumë shpejtë”.

Ky lajm vjen pak javë pasi kishte konfirmuar se në albumin e saj të ri do të përfshihen Dua Lipa e Billy Idol. / KultPlus.com

Të ngjajshme