Në “Times Square” në New York promovohet suksesi i shqiptares Ava Max

18 Qershor, 2021 - 12:35 pm

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në sferën e muzikës.

Këngët e saj numërojnë miliona dëgjime në mbarë platformat muzikore, duke e bërë kështu ndër këngëtaret femra më të dëgjuara globalisht.

Hiti i saj “Sweet but Psycho” me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar dhe i dha asaj suksesin e madh, ka tejkaluar tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

E për ta përgëzuar për këtë sukses, Spotify i ka dedikuar një billboard’ artistes shqiptare në sheshin ‘Time Square’ të New Yorkut.

Ata kanë shfaqur portretin e Ava Max me përshkrimin “klubi i miliarderëve”, referuar kështu faktit se ajo tashmë është një nga artistet me miliarda dëgjime në këtë platformë.

Me të parë këtë, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të “billboard”-it, ndërsa falënderoi Spotify-në për këtë nder që i bën.

“Faleminderit te secili që ka dëgjuar ‘Sweet but Psycho’ mbi një miliard herë! Gjithashtu Spotify, klubi i miliarderëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Të ngjajshme