‘New Rules’ e Dua Lipës 100 milionë klikime për 1 muaj (VIDEO)

16 Gusht, 2017 - 9:58 am

Dua Lipa dhe sukseset e saj në veçanti më këngën ‘New Rules’, nuk po kanë të ndalur, shkruan KultPlus.

Me këtë këngë Dua sapo ka prekur shifrën 100 milionë klikime në YouTube dhe kjo vetëm për 1 muaj që nga
koha e lansimit të këngës.

Dua është shprehur shumë falënderuese për këtë gjë.

“New Rules ka arritur 100 milionë shikime brenda një muaji. Faleminderit, ju dua. Kjo do të thotë shumë për mua”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram. / KultPlus.com

Të ngjajshme