Organizatorët e “Coachella” lansuan trailerin e dokumentarit “20 Years In The Desert”

2 Prill, 2020 - 9:15 am

Organizatorët e festivalit “Coachella” e kanë publikuar trailerin e parë të dokumentarit të tyre për YouTube, me titull “20 Years In The Desert”.

Festivali është bërë bashkë me platformën gjigante në realizimin e dokumentarit, i cili do ta nderojë historinë e kësaj ngjarjeje muzikore, që nga themelimi i saj në vitit 1999.

Ky projekt e shënon premierën në YouTube më 10 prill, në të njëjtën ditë kur ishte planifikuar të fillojë festivali, transmeton Koha.

Organizatorët e “Coachellas” kanë premtuar se dokumentari do të përfshijë pamje të pa para më herët, sid he performance të yjeve të njohur të muzikës si: “Radiohead”, Billie Eilish, Kanye West, Madonna, Daft Punk, Travis Scott, “Rage Against the Machine”, “LCD Soundsystem”, “Pixies”, “Swedish House Mafia”, “Jane’s Addiction”, “The White Stripes”, Beck, Björk dhe të tjerë.

Më 10 mars të këtij viti, organizatorët e kësaj ngjarjeje e bënë të ditur lajmin se festivali po shtyhej për në muajin tetor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ata gjithashtu e lëshuar një deklaratë për media përmes së cilës e informuar publikun se, festivali do të mbahet në fundjavat 9-11 tetor dhe 16-18 tetor.

“Coachell” fillimisht ishte planifikuar të mbahet fundjavën e dytë dhe të tretë të muajit prill, dhe ndër yjet të cilët pritej të performonin ishin: Travis Scott, Frank Ocean dhe bendi “Rage Against The Machine”.

Të fundit

Të ngjajshme