Posterë e mbishkrime kundër Meryl Streep shfaqen në Los Angeles

20 Dhjetor, 2017 - 3:55 pm

Meryl Streep është akuzuar nga artistë të cilët thonë se ajo ka ditur dhe ka mundësuar sjelljet e pahijshme të Harvey Weinstein, përcjellë KultPlus.

Posterët e bazuar në veprën e artistes Barbara Kruger, paraqesin një fotografi ku aktorja Streep duket e qeshur dhe pranë saj është Weinstein, kurse sytë e Streep-it janë mbuluar me një bllok të kuq duke lexuar “Ajo e dinte”.

Kjo erdhi pasi që McGowan kishte akuzuar aktoren Streep se ajo ka qëndruar në heshtje për vite të tëra duke punuar në projekte të prodhuara nga Weinstein.

Streep më vonë lëshoi një deklaratë që mohonte çdo gjë lidhur me atë se ajo ka qenë e vetëdijshme për sjelljet seksuale të Weinstein, duke shkruar “Unë nuk e dija, nuk e miratoj heshtje për përdhunim”.

Individët përgjegjës për posterat janë aktualisht të panjohur, por Streep ka qenë kohët e fundit në shënjestër të anëtarëve të profilit të lartë të “Alt-right”. Disa komentues të profilit të lartë, duke përfshirë teoricienin e komplotit Mike Cernovich, kanë postuar posterët në mediat sociale./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme