Shitet prona e Elton Johnit në Atlanta të SHBA-së

2 Nëntor, 2023 - 11:30 pm

Prona e këngëtarit Elton John në Atlanta të SHBA-së është shitur për 7.225 milionë dollarë amerikanë, duke fituar 45 për qind më shumë se çmimi me të cilin doli në shitje, raporton Mansion Global.

Këngëtari që jeton në Angli ka përdorur shtëpinë në SHBA për dekada me radhë. Ai vuri në shitje atë për 4.995 milionë dollarë në shtator pasi përfundoi turneun lamtumirës.

Agjenti i pronave Chase Mizell i agjencinë “Atlanta Fine Homes Sotheby’s International Realty” ka refuzuar të identifikojë blerësin por ka treguar se ai është vendas dhe ka bërë pagesën me para kesh.

Për pronën e John ai tha se është një nga më të shtrenjtat që ka dalë ndonjëherë në shitje në Atlanta.

Prona më e shtrenjtë atje, agjenti tregoi se ishte një apartament që u shit për 14 milionë dollarë në vitin 2019.

Ndërkohë Elton John e ka konsideruar qytetin e Atlantës si shumë të përshtatshëm për udhëtime e për jetesë.

“Qyteti më ka adoptuar mua e edhe unë atë”, ka thënë më parë John për “The Wall Street Journal”. / KultPlus.com

Të ngjajshme