Shqiptaret nuk nominohen për çmimet Grammy 2020

20 Nëntor, 2019 - 7:59 pm

Asnjë prej këngëtareve shqiptare të njohura në botë nuk është nominuar sivjet për çmimet Grammy Awards.

Për dallim prej viteve të kaluara kur disa këngëtare shqiptare ishin nominuar por edhe kanë triumfuar në Grammy Awards, sivjet shqipet kanë mbetur jashtë garës.

Edhepse Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha e Ava Max kanë krijuar gjatë vitit, si duket nuk kanë bindur publikun për këto nominime.

Lizzo, Billie Eillish dhe Lil Nas X kanë më së shumti nominime për çmimet të cilat do të ndahen në ceremoninë që mbahet me 26 janar 2020, moderuar nga Alicia Keys.

Ariana Grande është nominuar në pesë kategori, ndërsa mes të nominuarve shohim edhe Barbra Streisand, Andrea Bocelli, John Legend, Taylor Swift e Bon Iver.

Nominimet sot janë shpallur nga Keys dhe shqiptarja Bebe Rexha. / KultPlus.com

Të ngjajshme