Tupaci sot do të mbushte 50 vjet, Jada Pinkett Smithi publikon diçka nga ai

17 Qershor, 2021 - 11:44 am

Jada Pinkett Smith ka shpërndarë një poemë të papublikuar ndonjëherë të shkruar nga ish-miku i saj më i mirë, Tupac Shakur.

Aktorja 49-vjeçare ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet poema e shkruar nga duart e Tupacit, për të shënuar edhe 50-vjetorin e lindjes së reperit amerikan.

“Siç e dini shumica, sot do të ishte ditëlindja e Tupacit. Ai do të mbushte 50 vjet këtë vit. Dhe sigurisht se për këtë arsye i jam kthyer disa kujtimeve nga ai”, ka thënë Pinkett Smith në videon e publikuar.

Fansat shumë herë kanë hedhur dyshime për ndonjë lidhje të mundshme mes Tupac Shakur dhe bashkëshortes së Will Smith, Jada Pinkett Smith, gjë të cilën kjo e fundit nuk është se e ka mohuar ndonjëherë, duke deklaruar se ka pasur kimi mes tyre.

Ata thuhet se ishin njoftuar shumë të rinj, kur po ndiqnin shkollën e mesme.

Në videon e publikuar të mërkurën, ajo thotë se bëhet fjalë për një poemë të cilën Tupaci ia kishte kushtuar asaj dhe e cila titullohej “Lost Soulz”, titull ky i njëjtë i njërës prej këngëve të tij. / KultPlus.com

Të ngjajshme