“Unë shpresoj të jetoj edhe për pak”, fjalët prekëse të Adriano Celentanos

Unë shpresoj të jetoj edhe për pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën zbritëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres  gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundësha. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër, me kollare. Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndjerë apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh, është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh: Nëse nuk investon për lumturinë, ajo nuk vjen vetë të të kërkojë”. – Adriano Celentano

Adriano Celentano është një këngëtar italian i njohur nga të gjithë për këngët e tij të veçanta. Aktualisht është 84 vjeç dhe na jep një mesazh tepër frymëzues, atë më sipër. Ai thotë se nuk ekziston lumturia afatgjatë dhe është e vërtetë. Sado të mundohemi, vjen një moment që edhe çastet e lumturisëpërfundojnë. Jeta është e përbërë nga momente të bukura dhe të trishta. Kemi nevojë t’i përjetojmë të dyja këto gjendje për ta kuptuar më së miri vlerën e jetës.

Ama sikurse thotë këngëtari, ka diçka që na bashkon të gjithëve. Mund të kemi jetuar shumë vite në këtë jetë, “të kemi bërë” plane për jetën tjetër, ama sërish kemi shpresën të jetojmë pak më tepër në këtë botë. Sado që Celentano (i cili realisht na përfaqëson të gjithëve) shprehet se ka bërë plane për jetën tjetër, prapë e nis mesazhin e tij me: “Shpresoj të jetoj edhe për pak”… /bota.al/ KultPlus.com

Adriano Celentano, këngëtari italian që ka shitur më shumë se 100 milionë albume

Adriano Çelentano (Milano 6 janar 1938) është një këngëtar i njohur, aktor, komedian, regjisor e shkrimtar këngësh dhe mikpritës televiziv. Falë karrierës së tij gati 50-vjeçare e sukseseve të tija botërore është quajtur Elvis Presley italian, megjithatë është një figurë dhe një ikonë e shoqërisë italiane të pasluftës.

Është i vetmi këngëtar italian që ka shitur më tepër se 100 milionë albume. Celentano është gjithashtu ndër të parët që ka arritur famë botërore (sidomos me albumin Prisencolinensinainciusol).

Disqet

  • “Il tuo bacio è come un rock” (Puthja jote është si rok) 1960
  • “Furore” 1960 (Tërbim)
  • “Peppermint twist” 1962 (Përdredhje mente)
  • “A New Orleans” 1963 (Një Orleans i Ri)
  • “Uno strano tipo” 1963 (Një tip i çuditshëm)
  • “Non mi dir” 1965 (Mos më thuaj)
  • “La festa” 1965 (Festa)
  • “Il ragazzo della via Gluck” 1966 (Djaloshi i rrugës Gluk)
  • “Adriano rock” 1968 (Adriano rok)
  • “Una carezza in un pugno” 1968 (Një ledhatim në një grusht)
  • “Le robe che ha detto Adriano” 1969 (Gjërat që ka thënë Adriano)
  • “Adriano hits” 1970 (Hitet e Adrianos)
  • “Il forestiero” 1970 (I Huaji)
  • “Er più” 1971 (Ishte më tepër)
  • “I mali del secolo” 1972 (Të ligat e shekullit)
  • “Nostalrock” 1973 (Mall rok)
  • “La storia di un ragazzo chiamato Adriano Celentano” 1973 (Historia e një djaloshi të quajtur Adriano Çelentano)
  • “Yuppi du” 1975
  • “Il meglio di Adriano Celentano” 1975 (Më të mirat e Adriano Çelentanos)
  • “Svalutation” 1976 (Shvlerësim)
  • “Disco dance” 1977
  • “Tecadisk” 1977
  • “Me live!” 1977 (Unë drejtpërdrejtë)
  • “Ti avrò” 1978 (Do të të kem)
  • “Geppo il folle” 1978 (Gjepo i marri)
  • “Me, live!” 1979 (Unë drejtpërdrejtë)
  • “Soli” 1979 (Vetëm)
  • “Antologia (’57-’80)” 1979 (Antologjia)
  • “Un po’ artista un po’ no” 1980 (Pak artist pak jo)
  • “Deus” 1981 (Zot)
  • “Uh… uh…” 1982
  • “Atmosfera” 1983
  • “Celentano hit parade” 1983
  • “Le volte che Adriano è stato primo” 1983 (Herët kur Adriano ka qene i pari)
  • “I miei americani” 1984 (Amerikanet e mi)
  • “Joan Lui” 1985
  • “I miei americani 2” 1986
  • “La pubblica ottusità” 1987 (Cekësia publike)
  • “Antologia ’57-’87 (6 disqe)” 1987
  • “Il re degli ignoranti” 1991 (Mbreti i të paditurve)
  • “Superbest” 1992
  • “Quel punto” 1994 (Ajo pikë)
  • “Gli anni sessanta” 1995 (Vitet 60-të)
  • “Alla corte del Re-mix” 1995
  • “Arrivano gli uomini” 1996 (Po vijnë njerëzit)
  • “Le origini di Adriano” 1997 (Rrënjët e Adrianos)
  • “Mina Celentano” 1998
  • “Io non so parlar d’amore” 1999 (Unë nuk di të flas për dashurinë)
  • “Esco di rado e parlo ancora meno” 2000 (Dal rrallë e flas edhe më pak)
  • “Il cuore, la voce” 2001 (Zemra, zëri)
  • “Per sempre” 2002 (Përgjithmonë)
  • “Tutte le volte che Adriano è stato 1” 2003 (Të gjitha herët që Adriano ka qenë 1)
  • “C’è sempre un motivo” 2004 (Ka gjithmonë një shtysë)
  • “C’è sempre un motivo + L’Indiano” 2005
  • Filmografia
    • I ragazzi del juke-box (1959)
    • Juke-box, urli d’amore (1960)
    • Urlatori alla sbarra (1960)
    • Sanremo, la grande sfida (1960)
    • La dolce vita (1960)
    • Io bacio… tu baci (1961)
    • Uno strano tipo (1962)
    • Canzoni di ieri, canzoni di oggi, canzoni di domani (1962)
    • Il monaco di Monza (1963)
    • Super rapina a Milano (1964)
    • Serafino (1968)
    • Er Più – Storia d’amore e di coltello (1971)
    • Bianco rosso e… (1972)
    • L’emigrante (1973)
    • Rugantino (1973)
    • Le cinque giornate (1973)
    • Yuppi Du (1974)
    • Di che segno sei? (1975)
    • Culastrisce nobile veneziano (1976)
    • Bluff – Storia di truffe e di imbroglioni (1976)
    • Ecco noi per esempio (1977)
    • L’altra metà del cielo (1977)
    • Geppo il folle (1978)
    • Zio Adolfo in arte Führer (1978)
    • Mani di velluto (1979)
    • La locandiera (1980)
    • Qua la mano (1980)
    • Sabato, domenica e venerdì (1980)
    • Il bisbetico domato (1980)
    • Innamorato pazzo (1981)
    • Asso (1981)
    • Bingo Bongo (1982)
    • Grand Hotel Excelsior (1982)
    • Segni particolari: bellissimo (1983)
    • Sing Sing (1983)
    • Lui è peggio di me (1984)
    • Joan Lui (1985)
    • Il burbero (1986)
    • Jakpot (1992)
    • booo (1999) / KultPlus.com