Adriano Çelentano feston 87 vjetorin e lindjes sot

Adriano Çelentano mbush sot 87 vjeç.

I lindur në Milano në vitin 1938, ai bëri debutimin e tij në Teatro Smeraldo, ku së bashku me Tony Renis, prezantoi, nën emrin “Gli allegri menestrelli del rhythm”, një parodi muzikore qesharake të çiftit Jerry Lewis – Dean Martin, deri në mbrëmjet në Santa Tecla, ku takohet me kampionin e rock-boogie Bruno Dossena, i cili e fton të marrë pjesë në Festivalin Rock’n’roll.

Më 18 maj 1957 u zhvillua Festivali i parë Italian Rock’n’Roll në Palazzo del Ghiaccio në Milano. Adriano Çelentano merr pjesë me shoqërimin e grupit muzikor Rock boys, ku bëjnë pjesë Giorgio Gaber dhe Enzo Jannacci. Me “Ciao tirò” mund konkurrencën. Tri ditë më vonë ai nënshkroi kontratën e tij të parë me kompaninë diskografike milaneze Saar  për të cilën bëri debutimin e tij duke regjistruar “Rip It Up”, “Jaihouse Rock” dhe “Tutti Frutti”.

“Puthja jote është si rock” (1959) e ngjiti Celentano-n në krye të top listave të shitjeve dhe bën që fama e Adriano Celentano-s të shpërthejë në të gjithë Italinë.

Në vitin 1961 Adriano mori pjesë në Festivalin e tij të parë të Sanremos me “24000 puthje”, së bashku me Little Tony. Renditet i dyti, por albumi i tij do të jetë më i shitur, duke tejkaluar një milion kopje.

Në vitin 1966 u kthye në festivalin e Sanremos, ku ndodhi një kthesë vendimtare: për herë të parë Celentano propozoi (një risi absolute në Evropë, që nuk kishte dëgjuar kurrë për ndotjen) një këngë me përmbajtje ekologjike. Kënga është e famshmja “Il ragazzo della via Gluck”, e cila përjashtohet në dëgjimin e parë. Kënga do të kalojë një milion e gjysmë kopje të shitura dhe do të hyjë në ndërgjegjen kolektive të Italisë, si pak këngë të tjera të muzikës pop.

Së bashku me Claudia Morin ai regjistroi “Çiftin më të bukur në botë”, shkruar me një autor të madh, Paolo Conte, i cili më vonë do të thoshte se sa herë kompozon mendon për zërin e Adrianos, si “më i bukuri në Evropë”.

Më 15 korrik 1968, Adriano u kthye në festivalin e Sanremos me “Canzone”, së bashku me Milva-n. U rendit i treti, por kënga është e para në hit parade. Por viti 1968 është mbi të gjitha viti i “Azzurro”, një tjetër këngë historike në skenën muzikore italiane, shkruar nga Paolo Conte. Kënga qëndroi në krye të top listave për një kohë të gjatë.

Çelentano me Claudia Mori-n morën pjesë në Festivalin e Sanremos të vitit 1970: me “Kush nuk punon, nuk bën dashuri”, e cila prej një pjese u interpretua si himn kundër grevave.

Më tutje karriera e tij vazhdoi në ngjitje duke përfshirë edhe disa role kinematografike si edhe emisione televizive ku shprehte hapur qëndrimet e tij sa i përket jetës sociale e politike italiane, duke nxitur gjithnjë polemika e debate./atsh/KultPlus.com

Adriano Çelentano feston 86 vjetorin e lindjes sot

Adriano Çelentano një nga protagonistët e padiskutueshëm të kulturës italiane, këngëtar, aktor dhe showman, ka festuar ditën e sotme 86-vjetorin e lindjes.

Këngëtari italian, me famë botërore, ka lindur në 6 janar të 1937 në Milano dhe ka plot 50 vite në skenë, ku ka arritur suksese të mëdha jo vetëm në muzikë. Falë këtyre sukseseve të padiskutueshmë, i madhi Çelentano është quajtur edhe Elvis Presley italian. Që prej vitit 1964 këngëtari ka në krah bashkëshorten e tij Claudia Mori.

Një ndër hit-et muzikore më të dëgjuara të Adriano Çelentanos në mbarë botën, përfshirë edhe në Shqipëri, është padiskutim “Azzuro”. Kjo këngë për mallin e të dashuruarve pushtoi jo vetëm Hitparade në Itali, por mbarë botën.

Adriano Çelentano numëron në karrierën e tij të gjatë muzikore 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura. Ai gjithashtu ka qënë protagonist në rreth 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Suksesin më të madh Adriano Çelentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti./KultPlus.com

Adriano Celentano, këngëtari italian që ka shitur më shumë se 100 milionë albume

Adriano Çelentano (Milano 6 janar 1938) është një këngëtar i njohur, aktor, komedian, regjisor e shkrimtar këngësh dhe mikpritës televiziv. Falë karrierës së tij gati 50-vjeçare e sukseseve të tija botërore është quajtur Elvis Presley italian, megjithatë është një figurë dhe një ikonë e shoqërisë italiane të pasluftës.

Është i vetmi këngëtar italian që ka shitur më tepër se 100 milionë albume. Celentano është gjithashtu ndër të parët që ka arritur famë botërore (sidomos me albumin Prisencolinensinainciusol).

Disqet

  • “Il tuo bacio è come un rock” (Puthja jote është si rok) 1960
  • “Furore” 1960 (Tërbim)
  • “Peppermint twist” 1962 (Përdredhje mente)
  • “A New Orleans” 1963 (Një Orleans i Ri)
  • “Uno strano tipo” 1963 (Një tip i çuditshëm)
  • “Non mi dir” 1965 (Mos më thuaj)
  • “La festa” 1965 (Festa)
  • “Il ragazzo della via Gluck” 1966 (Djaloshi i rrugës Gluk)
  • “Adriano rock” 1968 (Adriano rok)
  • “Una carezza in un pugno” 1968 (Një ledhatim në një grusht)
  • “Le robe che ha detto Adriano” 1969 (Gjërat që ka thënë Adriano)
  • “Adriano hits” 1970 (Hitet e Adrianos)
  • “Il forestiero” 1970 (I Huaji)
  • “Er più” 1971 (Ishte më tepër)
  • “I mali del secolo” 1972 (Të ligat e shekullit)
  • “Nostalrock” 1973 (Mall rok)
  • “La storia di un ragazzo chiamato Adriano Celentano” 1973 (Historia e një djaloshi të quajtur Adriano Çelentano)
  • “Yuppi du” 1975
  • “Il meglio di Adriano Celentano” 1975 (Më të mirat e Adriano Çelentanos)
  • “Svalutation” 1976 (Shvlerësim)
  • “Disco dance” 1977
  • “Tecadisk” 1977
  • “Me live!” 1977 (Unë drejtpërdrejtë)
  • “Ti avrò” 1978 (Do të të kem)
  • “Geppo il folle” 1978 (Gjepo i marri)
  • “Me, live!” 1979 (Unë drejtpërdrejtë)
  • “Soli” 1979 (Vetëm)
  • “Antologia (’57-’80)” 1979 (Antologjia)
  • “Un po’ artista un po’ no” 1980 (Pak artist pak jo)
  • “Deus” 1981 (Zot)
  • “Uh… uh…” 1982
  • “Atmosfera” 1983
  • “Celentano hit parade” 1983
  • “Le volte che Adriano è stato primo” 1983 (Herët kur Adriano ka qene i pari)
  • “I miei americani” 1984 (Amerikanet e mi)
  • “Joan Lui” 1985
  • “I miei americani 2” 1986
  • “La pubblica ottusità” 1987 (Cekësia publike)
  • “Antologia ’57-’87 (6 disqe)” 1987
  • “Il re degli ignoranti” 1991 (Mbreti i të paditurve)
  • “Superbest” 1992
  • “Quel punto” 1994 (Ajo pikë)
  • “Gli anni sessanta” 1995 (Vitet 60-të)
  • “Alla corte del Re-mix” 1995
  • “Arrivano gli uomini” 1996 (Po vijnë njerëzit)
  • “Le origini di Adriano” 1997 (Rrënjët e Adrianos)
  • “Mina Celentano” 1998
  • “Io non so parlar d’amore” 1999 (Unë nuk di të flas për dashurinë)
  • “Esco di rado e parlo ancora meno” 2000 (Dal rrallë e flas edhe më pak)
  • “Il cuore, la voce” 2001 (Zemra, zëri)
  • “Per sempre” 2002 (Përgjithmonë)
  • “Tutte le volte che Adriano è stato 1” 2003 (Të gjitha herët që Adriano ka qenë 1)
  • “C’è sempre un motivo” 2004 (Ka gjithmonë një shtysë)
  • “C’è sempre un motivo + L’Indiano” 2005
  • Filmografia
    • I ragazzi del juke-box (1959)
    • Juke-box, urli d’amore (1960)
    • Urlatori alla sbarra (1960)
    • Sanremo, la grande sfida (1960)
    • La dolce vita (1960)
    • Io bacio… tu baci (1961)
    • Uno strano tipo (1962)
    • Canzoni di ieri, canzoni di oggi, canzoni di domani (1962)
    • Il monaco di Monza (1963)
    • Super rapina a Milano (1964)
    • Serafino (1968)
    • Er Più – Storia d’amore e di coltello (1971)
    • Bianco rosso e… (1972)
    • L’emigrante (1973)
    • Rugantino (1973)
    • Le cinque giornate (1973)
    • Yuppi Du (1974)
    • Di che segno sei? (1975)
    • Culastrisce nobile veneziano (1976)
    • Bluff – Storia di truffe e di imbroglioni (1976)
    • Ecco noi per esempio (1977)
    • L’altra metà del cielo (1977)
    • Geppo il folle (1978)
    • Zio Adolfo in arte Führer (1978)
    • Mani di velluto (1979)
    • La locandiera (1980)
    • Qua la mano (1980)
    • Sabato, domenica e venerdì (1980)
    • Il bisbetico domato (1980)
    • Innamorato pazzo (1981)
    • Asso (1981)
    • Bingo Bongo (1982)
    • Grand Hotel Excelsior (1982)
    • Segni particolari: bellissimo (1983)
    • Sing Sing (1983)
    • Lui è peggio di me (1984)
    • Joan Lui (1985)
    • Il burbero (1986)
    • Jakpot (1992)
    • booo (1999) / KultPlus.com