Aktorja australiane, Elizabeth Debicki në rolin e princeshës Diana në “The Crown”

Aktorja australiane, Elizabeth Debicki do të jetë në rolin e princeshës Diana, në dy sezonet e fundit të serisë së popullarizuar “The Crown”.

Debicki do t’u bashkohet aktorëve Jonathan Pryce dhe Imelda Staunton për dy sezonet e fundit të kësaj drame që trajton ngjarjet e lidhura me familjen mbretërore britanike dhe të cilën e transmeton Netflix, raporton BBC, transmeton KOHA.

“Është privilegj dhe nder që t’i bashkohem kësaj serie mjeshtërore, që më ka bërë për vete që nga episodi i parë”, ka shkruar Debicki në llogarinë e saj në Twitter. / KultPlus.com