Uta Ibrahimi fiton ‘medaljen e Artë’ në Kirgistan për ngjitjen në Majën Lenin 7134 metra

Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka fituar medaljen e Artë në Kirgistan për ngjitjen në Majën Lenin 7134 metra.

Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook

“Kosova merr edhe një medalje të Artë, për herë të parë, por këtë herë në Kirgistan, për ngjitjen në Majën Lenin me 7134 metra 🥰 … e faqet e mia, njifar ngrimje e djegje të vogël 🧿

Paramendojeni në secilën ngjitje me marr kaj medalje, mu kish thy qafa”, ka shkruar Uta Ibrahimi./KultPlus.com

Uta Ibrahimi paralajmëron ngjitjen e radhës me zero përkrahje financiare: Kur të kryhet, mos jeni krenarë

Alpinistja Uta Ibrahimi, vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve, po vazhdon rrugëtimin e saj deri në përfundimin e projektit të saj për ngjitjen në 14 Majat më të larta të tokës, shkruan KultPlus.

Në muajin janar, Uta u prit në takim nga Ministrja Vlora Dumoshi e cila i kishte ofruar mbështetjen e saj dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saj drejt çative të botës, por këto premtime mbetën vetëm pjesë e atij takimi.

Përderisa ka njoftuar për ngjitjen  e radhës në MAJËN Anapurna – 8091, si maja e trembëdhjetë nga më të lartat në tokë dhe si më e rrezikshmja, Uta ka njoftuar që për këtë sfidë të re ka 0 përkrahje financiare pavarësisht premtimit që i është bërë nga Dumoshi.

Tutje, Uta ka kërkuar që në përfundim të kësaj ekspedite institucionet e vendit të mos jenë krenarë e të mos mburren me suksesin sepse vetëm sa po ja vështirësojnë.

Ky është postimi i plotë i Ibrahimit:

M’kan mbet edhe pak ditë për me u nis drejt ngjitjes së radhës, në Majen Anapurna 8091, si maja e trembëdhjetë nga më të nalta në tokë, edhe si ma e rrezikshmja .. për me e vazhdu projektin e ngjitjes së 14 Majave ma të nalta të Tokës.

Pak parase mu nis, i hina pak arkivsës … i gjeta këto dy video nga Ekspedita e ngjitjes në Lhotse South Face, njëra prej ngjitjeve ma teknike në Himalaya.

Këtu jam dikun afër 8000 metrave. Po më dridhet pak barku edhe komt … edhe mu, kur po e shoh tash … edhe kur po e dij se çka po më pret.

Po, pavarsisht krejt sfidave edhe pëkrahjes financiare 0 për këtë ekspeditë deri më tani ( edhe pse premtimet nga Ministrja Vlora Dumoshi.

nuk munguan në takim – e që sigurisht ky takim është bë veq për qëllime të PR dhe jo tamon pëkrahjes … unë nisem me 13 Mars, për me e vazhdu projektin ma madhor të alpinizmit…

Deri sa ti ngjes krejt, qofsha shnosh e mirë … e shpresoj që ndonjeher në të ardhmen problemi ma të madh – Financimin e Ekpseditave, nuk kom me e pas barr sikurse në secilën ekspeditë.

E kur të kryhet krejt, ju lutna mos jeni krenar e as mos u mburrni, sepse veq ma rond ma keni ba! / KultPlus.com