Morën pjesë në “America’s Got Talent”, vëllezërit shqiptarë hyjnë në rekordet Guinness për akrobaci

Dy vëllezërit Arnold dhe Artan Balla kanë hyrë në rekordet Guinnes. Vëllezërit Balla dy vite më parë me performancat e tyre me akrobaci kanë marrë pjesë në America’s Got Talent, e më pas edhe në Spanjë.

Ata kanë njoftuar se së fundi kanë hyrë në histori duke vendosur rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër, performancë të cilën e kanë dhënë në Times Square të New York-ut.

“Sfidë e vështirë, por të vendosur për ta përballuar. Jemi shumë të lumtur për të njoftuar se kemi vendosur Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër”, kanë shkruar ata në rrjete sociale.

Në të dhënat e Guinness thuhet se rekordi i regjistruar nga Arnold dhe Artan Balla është 61.95 sekonda dhe është kryer më 3 Mars të këtij viti./KultPlus.com

Dy vëllezërit shqiptarë marrin pjesë në America’s Got Talent, lënë pa fjalë jurinë (VIDEO)

Dy vëllezër shqiptarë kanë marrë pjesë në America’s Got Talent dhe e kanë lënë pa fjalë jurinë me një performancë cirku.

Juria dhe publiku që po ndiqte performancën, mbetën gojëhapur nga interpretimi i tyre.

“Jemi të shokuar, jeni të mrekullueshëm”, kjo ishte ajo që juria tha pas performancës, shkruan gazeta express.

Vëllezërit Balla morën gjithë votat e jurisë, për të kaluar në fazën tjetër./ KultPlus.com

Vdes nga Covid-19 ylli i “America’s Got Talent”, Jay Jay Phillips

Ylli i “America’s Got Talent”, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19 , sipas një raporti nga TMZ të  premten. Ai ishte 30 vjeç.

Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në Ditën e Falënderimeve, të  cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta kontrolluar.

Një i afërm i Jay Jay tha për median se rokeri ishte i pavaksinuar, por mendonte të marrte vaksinën antiCovid kur u sëmur me virusin.

Një ditë para Ditës së Falënderimeve, u tha se gjendja shëndetësore e Jay Jay po përkeqësohej dhe pavarësisht se u kërkua nga të afërmit e tij që të shkonte në spital, ai qëndroi në shtëpi për të pushuar, shkruan DailyMail.

Ai thuhet se u kishte thënë familjarëve në bisedën e tij të fundit me ta se kishte nevojë vetëm për më shumë pushim.

Babai i tij, me të cilin Jay Jay jetonte në atë kohë, aktualisht është i shtruar në spital dhe në një ventilator, raporton TMZ.

Phillips, i cili njihet më shumë nga stili të flokëve prej një ylli të rock-ut, së pari fitoi famë duke performuar në tastierën e tij në sezonin e katërt të “America’s Got Talent”.

Ai u eliminua në raundin e audicionit atë sezon, por e ktheu shfaqjen në sezonin 12 duke arritur në raundin e Judge Cuts.

Jay Jay lindi në Cleveland, Ohio dhe kishte qenë i përkushtuar ndaj muzikës për pjesën më të madhe të jetës së tij, duke performuar në garat e grupeve rock me grupin e tij “Hysteria” që kur ishte në shkollë të mesme.

Sezoni i 16-të i AGT përfundoi në shtator, çmimin kryesor e fitoi magjistari, Dustin Tavella, i ndjekur nga akrobati Aidan Bryant në vendin e dytë dhe komediani Josh Blue në të tretin. /KultPlus.com

23-vjeçari i verbër dhe me autizëm, fiton ‘America’s Got Talent’

Kodi ishte konkurrenti më i komentuar i këtij sezoni për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Kodi ishte i verbër dhe autik, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë.

Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher dhe preku zemrat e publikut amerikan me këngën “You are the reason”

Gjatë finales u realizuan performanca mbresëlënëse prej finalistëve të këtij formati.

Të gjitha performancat ishin të denja për çmimin e madh prej 1 milion dollarësh, por diferencën padyshim e bëri Kodi.

Kodi, arriti që përmes performancës së tij, me një zë të mahnitshëm të ngjallë emocione të papërshkruara te publiku.

Bashkangjitur gjeni performancën e tij në bashkëpunim me këngëtaren e njohur britanike Leona Lewis/21media/KultPlus.com

Darci Lynne Farmer fituese e “America’s Got Talent” (VIDEO)

12 vjeçarja, Darci Lynne Farmer, është fituesja e edicionit më të fundit të talent shout ‘America’s Got Talent’.

Në natën finale të kësaj gare, dyshja e fundit e cila arriti t’i mbijetojë eliminimit nga 10 konkurrentët sa kishin mbetur, ishin Farmer dhe këngëtarja e re në moshë Angelica Hale.

Kjo e fundit e zuri vendin e dytë si dhe morri lëvdata të shumta për zërin e mrekullueshëm.

Dy vajzat e reja, kishin arritur ta mposhtin një konkurrencë të fuqishme sivjet në këtë shou, dhe në natën finale nuk mundën ta fshehin emocionin e madh që i kishte kapluar, sidomos në momentin e shpalljes së emrit fitues.

Ndiqeni videon e momentit të shpalljes së, Darci Lynne Farmer, fituese e shout “America’s Got Talent”./ KultPlus.com