Ana Naqe & Zamir Kabo me vepra të Bethoven, Bellini dhe Strauss magjepsin publikun në Chopin Piano Fest

Vjollca Duraku

Nën hijeshinë e dritave kuq e zi, në koncertin e nëntë të Festvalit Chopin Piano Fest sopranoja Ana Naqe dhe pianisti Zamir Kabo kanë magjepsur publikun përmes interpretimit të tyre brilant me vepra nga repertori vendor dhe botëror, shkruan KultPlus.

Dy artistët shqiptarë me një karrierë të bujshme nëpër teatro të njohura, për herë të parë mbrëmë kanë interpretuar para publikut në Kosovë, specifikisht në skenën e cila për 15-të edicione ka pritur artistë të ndryshëm nga mbarë bota, ku edhe kanë përcjellë emocione të jashtëzakonshme.

Një aurë rrezatuese përshkonte sopranon Naqe, e cila interpretimin e filloi me veprën “Allerseelen” nga Richard Strauss. Koncerti vazhdoi më pas me “Unverganglichkeit” nga Erich Korngold. Kurse vepra “Casta Diva- Norma” nga Vincenzo Bellini ishte kryevepra që ka nxori në pah një përjetim të thellë shpirtëror të artistes, një timbër kristalor që rrënqethte publikun deri në shpirt.

Naqe mbrëmë jetoi në çdo fjalë dhe çdo notë. Ajo me vete solli edhe përvojën e marrë nga teatrot e njohura si: Theatre Royal de la Monnaie, Grand Theatre du Luxembourg, Theatre du Chatelet në Paris, Teatro Solis në Montevideo, Opera Flamande, Opera Royal de Wallonie-Liege dhe festivalin Bregenzer Festspiele.

Vepra e tretë interpretuese ishte “Sonate Op.31  No. 2 First Moment” nga Ludwig van Bethoven, të cilën në mënyrë mjeshtërore e solli pianisti Zamir Kabo. Ndërkaq, vepra “Rhapsodie Espagnole” nga Franz Liszt ishte një interpretim me të vërtetë i rrallë. Me këtë performancë ai ishte bërë një me instrumentin e pianos, prej nga nxjerrte edhe tingujt më të rafinuar të mundshëm.

Pianosti Kabo është fitues i çmimeve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare si: çmimi i dytë në Konkursin Kombëtar të Pianos EPTA- Tiranë, çmimi “Absolut” në konkursin kombëtar EPTA- Vlorë dhe çmimi i parë në konkursin prestigjioz EUTERPE- Itali.

Përveq, “Gluck Dass mir verblieb- Die Tote Stadt” nga Erich Korngold dhe La Luce langue Macbeth” nga Giuseppe Verdi, këtë mbrëmje u interpretuan edhe veprat e njohura vendore “Agimet Shqiptare” nga Avni Mula dhe “N’at zaman”.

Pas koncertit, sopranoja Naqe ka thënë se ndihet jashtëzakonisht e lumtur që ka qenë pjesë e edicionit të 15-të të Chopin Piano Fest.

“Jam tepër e lumtur që isha pjesë e këtij festivali. Është hera e parë që interpretoj në Prishtinë. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm edhe për faktin që është hera e parë që performoj me Zamirin, me një laramani të programit duke filluar nga Liszt, e për të përfunduar me këngë shqiptare. Më pëlqeu shumë Prishtina. Njerëzit janë shumë të ngrohtë, shumë të dashur dhe të qetë. Vërtetë u kënaqa jashtë mase, e shijova shumë këtë mbrëmje”, ka thënë sopranoja Naqe.

Edhe për pianistin Kabo pjesëmarrja në Chopin Piano Fest përbënte një emocion të jashtëzakonshëm.

“Ishte një emocion i veçantë. Kishte kohë që po e kërkonim një bashkëpunim dhe më në fund u realizua. Ishte kënaqësi të interpretoj në një festival i cili tashmë është rikthyer në traditë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për skenën kulturore shqiptare. Bashkëpunimi me sopranon Naqe ishte shumë i frytshëm nga ana artistike. Ne mësojmë nga njëri tjetri, sidomos nga një këngëtare siç është Naqe me përvojë ke mundësi të mësosh gjithmonë gjëra të reja” ka thënë pianisti.

Ndërkaq, drejtoresha artistike e Festivalit, Lejla Pula ka thënë se artistët nga Shqipëria kanë një vend të veçantë në çdo edicion të “Chopin Piano Fest”.

“Jam shumë e kënaqur sepse edhe sonte si në të gjitha këto edicione kishim artistë nga Shqipëria, të cilët ne i ftojmë me shumë dëshirë. Sivjet kishim dy artistë që performuan për herë të parë në Kosovë. Ishte Ana Naçe, soprano shqiptare që jeton në Bruksel dhe Zamir Kabo, i cili është vërtetë një pianist i talentuar. Kabon e kam dëgjuar për herë tëparë në vitin 2006 në Vlorë, ishte kënaqësi që ta dëgjoj pas 19 vitesh në skenën tonë. Ishte kënaqësi  për si për ne, po ashtu edhe për ata që të jenë në mesin tonë. Patëm mundësi të shijojmë muzikën vokale dhe sopranon Ana Naço, e cila i këndoi disa arie shumë të njohura. Vërtetë u kënaqëm me muzikën sonte me arritjet e tyre në aspektin teknik, muzikor, dhe artistik të tyre”, ka thënë drejtoresha Lejla Pula.

Koncerti i radhës i Chopin Piano Fest mbahet me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe pianisten Sofya Gulyak, nën dirigjimin e Peter Valentoviç më 30 maj, në ora 19:30, në Sallën e Kuqe./ KultPlus.com

Ana Blandiana në revistën ‘Symbol’

Në numrin më të ri të revistës Symbol, mund ta gjeni intervistën ekskluzive të shkrimtares së famshme, Ana Blandiana, e cila është prej vitesh kandidate për çmimin Nobel për Letërsi, dhe fituese e shumë çmimeve të rëndësishme letrare evropiane. Intervistën me të e ka realizuar botuesja, përkthyesja dhe studiuesja Eronita Kqiku. Në këtë intervistë poetja rumune flet për letërsinë, poezinë, përplasjet me regjimin diktatorial dhe arsyen e refuzimit të posteve të rëndësishme politike në demokraci.  Gjithashtu, ajo flet për shpresën, kujtesën, qëndresën dhe mbijetesën.

Në këtë numër, po ashtu, mund të gjeni shkrime studimore për vepra të shkrimtarëve të njohur, si: Umberto Eco, Milan Kundera, Orhan Pamuk, Patrick Süskind, Ethem Haxhiademi dhe dy studime për Ismail Kadarenë.

Revista për studime kulturore, Symbol, është themeluar më 2013 nga Ag Apolloni, i cili ka qenë edhe kryeredaktor i saj për dhjetë vjet (2013-2023). Nga viti 2016, Symbol, me ISSN për dy versionet e qarkullimit (print dhe online) është anëtare në rrjetin e revistave evropiane EUROZINE, dhe katalogohet në Central and Eastern European Online Library (CEEOL). Nga viti 2021, revista botohet nw gjuhwn angleze. Aktualisht, kryeredaktor i revistës është studiuesi Sherif Luzha, doktorant i letërsisë në Universitetin e Prishtinës. Revista mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës./ KultPlus.com

Sot 79 vite më parë, Ana Frank shkroi thënien e fundit në ditarin e saj

Sot 79 vite më parë Ana Frank shkroi thënien e fundit në ditarin e saj të njohur botërisht, shkruan KultPlus.

Anneliese Marie Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt, vdiq në fillim të muajit mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen. Ishte një femër gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes (qe vrarë) para mbarimit të luftës. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Së shpejti pas ardhjes së Adlof Hitlerit në fuqi, babai i saj vendosi të shpërngulet në Holandë kur ajo ishte vetem 4 vjeçe.

Në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenje. Babai i saj i frikësuar për familjen e tij, bisedoi me disa persona te cilët bashkëpunonin me të në biznesin qe ai kishte,(drejtor i dirmes “travis AD” dhe partner ne firmen “Kolen dhe KO”) që ta vazhdojnë biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana fitoi një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj “Kiti” dhe shkruante në të gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Edhe pse Ana ishte një vajzë e re, ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një deshirë të madhe që të bëhej shkrimtare, mësonte në shkollën holandeze kur fashistët gjerman e okupuan Holandën dhe me urdhër i kufizuan te drejtat e hebrenjve, keshtu qe bashke me Margen kaluan ne shkolle per hebrenjte.

Ana tregonte cdo gje per ato dy vite te fshehura ne erresire dhe plot frike.

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se ç’ka ndodhi, pas dy vjet e gjysmë te fshehur dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqendrimi.Anna filloi ta dashuronte nje djalosh me emrin Peter,ata filluan ta donin njeri tjetrin por pas disa koheve dikush nga shoket e Peterit i foli keq Peterit per Annen dhe qe nga ajo dite ata nuk u takuan me ,Anna para se te vdiste u hidherua me maman e saj por pas disa koheve ajo perseri e deshti maman e saj. Miep Gies mikeshë e familjes Frank e gjeti ditarin e Anës bashke me nje novele te cilen e filloi ta shkruante dhe i fshehu në një vend të sigurt pasi që shpresonte se Ana do të kthehej pas përfundimit të luftës mund ta merrte përsëri ditarin e saj. Por kjo gjë nuk ndodhi. Pasi që nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i Anes, Otto Frank. Gruaja e tij u vra në Auschwitz. Ana dhe motra e saj me e vjetër vdiqën nga nje semundje e pasherueshme në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen vetëm disa ditë përpara se të lirohej kampi.Si fillim vdiqi Margoja (motra e Anës), me pas Anna.

Otto Frank (babai i Anës) me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin “shtepia e Ana Frankut”, ku tubohet rinia ne emer te paqes ne bote./KultPlus.com

Kënga “Anna” frymëzon futbollistin afrikan që luan në Shqipëri (VIDEO)

“Anna”, kënga e Nora Istrefit dhe Gjikos, ka frymëzuar sulmuesin e Besës së Kavajës, Chinonso Onuh. Nigeriani i klubit verdhezi është shfaqur duke treguar cilësitë e si tij si kërcimtar, gjatë kësaj periudhe izolimi.

27-vjeçarit ia ka publikuar videon Lucas Cardoso, sulmuesi i huazuar te Besa nga Partizani. Onuh për herë të parë në Shqipëri erdhi për të luajtur me “demat e kuq”, por ata nuk u bindën dhe sulmuesi provoi të tregonte cilësitë e tij në Kategorinë e Parë, ku nënshkroi me Burrelin.

Shtatë gola në 20 ndeshje dhe u kthye në një nga më të kërkuarit në këtë kategori. Më pas kaloi te Tomori dhe prej janarit të vitit 2017 është pjesë e Besës. Sezonin e kaluar ai shënoi 8 gola, kurse në këtë kampionat numëron 5 rrjeta të tundura. /KultPlus.com