Egjipti gjen anije të lashtë ushtarake dhe varre greke në qytetin e fundosur

Zhytësit kanë zbuluar mbetje të rralla të një anije ushtarake në qytetin e lashtë të mbytur të Thônis -Heracleion, dikur porti më i madh i Egjiptit në Mesdhe dhe një kompleks funerale që ilustron praninë e tregtarëve grekë, transmeton KultPlus.

Qyteti, i cili kontrollonte hyrjen në Egjipt në grykën e një dege të Nilit, dominoi zonën për shekuj para themelimit të Aleksandrisë.

I shkatërruar dhe i përmbytur së bashku me një zonë të gjerë të deltës së Nilit nga disa tërmete dhe valë baticash, Thônis-Heracleion u rizbulua në 2001 në gjirin Abu Qir pranë Aleksandrisë.

Anija ushtarake, e zbuluar nga një mision egjiptian-francez i udhëhequr nga Instituti Evropian për Arkeologjinë Nënujore (IEASM), u fundos kur tempulli i famshëm i Amunit u shemb.

Një studim paraprak tregon se trupi i anijes 25 metra me fund të sheshtë, me lopata dhe një velë të madhe, ishte ndërtuar stilin klasik dhe gjithashtu kishte tipare të ndërtimit të Egjiptit të Lashtë, tha ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit./KultPlus.com