Disney konfirmon se do të sjellë seri të katër animacioneve

Katër animacione të famshme të Disneyt do të sillen në seri gjatë viteve të ardhshme, ka konfirmuar kompania.

Bëhet fjalë për animacionet “Baymax!”, “Zootopia+”, “Tiana” dhe “Moana”.

Personazhi kryesor i “Big Hero”, roboti i kujdesit shëndetësor Baymax do ta ketë serinë i vendosur në San Fransokoyo, Baymaxi do të ketë supër fuqi të reja për të ndihmuar njerëzit.

E gjithashtu seri do të krijohen edhe për dy heroinat e Disneyt, “Tiana” dhe “Moana”.

“Baymax!”, “Zootopia+”, dhe “Tiana” do ta kenë premierën në vitin 2022, derisa “Moana” më 2023. / KultPlus.com