Anna Gjebrea shkëlqen në “Junior Eurovision” (VIDEO)

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna ka shkëlqyer në skenën e madhe të “Junior Eurovision” të mbajtur në Paris.

Artistja ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Stand By You” duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Interpretimi i Annës që ndezi gjithë skenën e madhe është pozicionuar në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë. Fituese e festivalit “Junior Eurovision 2021” është shpallur këngëtarja Maléna nga Armenia me këngën “Qami Qami”.

Ajo që mori mjaft vëmendje përtej super interpretimit, ishte kostumi mjaft i veçantë, me të cilin artistja dërgoi motivet tona kombëtare në Francë me shqiponjën, detajin më karakteristik të veshjes.

Pas interpretimit të Gjebreas, duartrokitjet e mbarë publikut dhe atyre që po e ndiqnin kudo në botë, padyshim ishin për bukuroshen mjaft të talentuar që çoi peshë zemrat e shqiptarëve! / KultPlus.com

Shqipëria pjesë e Junior Eurovision, këtu mund të votoni për Anna Gjebrea

Shqipëria është pjesë e “Junior Eurovision Song Contest”, i cili do të zhvillohet këtë vit, shkruan KultPlus.

Eventi do të mbahet në Paris më 19 dhjetor, ku Shqipëria në këtë garë përfaqësohet nga artistja Anna Gjebrea, për të cilën mund të votoni duke klikuar këtu.

Konkursi i Këngës për Junior Eurovision është një konkurs ndërkombëtar i këngës i cili organizohet nga Unioni Evropian i Transmetuesve çdo vit që nga viti 2003.

Ai mbahet në një qytet të ndryshëm evropian çdo vit, megjithatë i njëjti qytet mund të presë konkursin më shumë se një herë. /KultPlus.com

Junior Eurovision Song Contest — France 2021