Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, shfaqje në Odesa

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore dha një shfaqje në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odesa për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

Ky aktivitet u zhvillua në zbatim të programeve që Agjencia Kombëtare e Diasporës ka për shqiptarët e Ukrainës.

I pranishëm në këtë shfaqje ishte edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

“Dje me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë pas koncertit në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa, Ukrainë organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës”, theksoi Majko.

Më herët në kuadër të Marrëveshjes me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë organizuar klasa të mësimit të valleve dhe kulturës shqiptare për komunitetin shqiptar në Karakurt, Tyushki, Divnyns’ke dhe Gamovka.

Koncerti u realizua me mbështetjen e artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilët sollën në vëmendjen e publikut një program të pasur të muzikës, valles dhe kulturës shqiptare. /atsh/ KultPlus.com

Kur Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria mrekulloi publikun me koncertin e madh në vitin 1996 (VIDEO)

Në video mund të shihni emocionet e audiencës së Prishtinës, të cilët janë mrekulluar me këngët dhe vallet e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, të cilët me këtë koncert janë prezantuar në vitin 1996, shkruan KultPlus.


Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve nga Shqipëria në vitin 1996 kishte ardhur në Prishtinë, për tu prezantuar me një koncert të madh, koncert ky që pat rikthyer këtë ansambël pas 25 viteve, shkruan KultPlus.

Emocionet e audiencës së Prishtinës shihen në këtë video, ku në rreshtin e parë shihen artistë të mëdhenj kosovarë, të cilët përcillnin këtë koncert si Nexhmije Pagarusha dhe shumë artistë të tjerë.
Kurse në këtë koncert përpos valleve, të vlerësuara si perla shqiptare, me këngë ishte paraqitë edhe Hysni Zela, i cili ka magjepsë audiencën prishtinase./ KultPlus.com