55 vjet nga krijimi i ansamblit ‘Çiftelia’, konsiderohet thesar kombëtar

Në kuadër të përvjetorit të 55-të krijimit të ansamblit “Çiftelia” të qytetit të Lezhës, ky event u përkujtua duke organizuar një koncert dhe festë të madhe duke mbledhur dhe bërë së bashku shumë artistë si instrumentistë, rapsodë dhe valltarë.

Meqenëse kjo traditë është vendosur që të vazhdojë të trashëgohet ndër breza, pjesë e rëndësishme e këtij ansambli janë edhe artistët e rinj sikurse janë edhe figurat apo artistët emblematikë të këtij ansambli.

Koncerti i madh i përkujtimit u mbajt në ambientet e skenës së pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri” të qytetit të Lezhës.

Ky event u organizua me mbështetjen e Bashkisë së qytetit të Lezhës për të vlerësuar kontributin e të gjithë artistëve që kanë qenë dhe janë pjesë e këtij ansambli.

Duhet theksuar se ky ansambël është një ndër më të rëndësishmit në vendin tonë dhe që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përcjelljen ndër breza të traditës dhe artit lezhjan.

Vlerësime ka pasur jo vetëm nga kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu, por edhe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Gjet Ndoj i cili u shpreh se “në kuptimin etnokulturor ka 3 grupime, një triumvirat që është i jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar: Zadrima, Mirdita dhe Malësia”.

Në këtë mbrëmje të organizuar nuk munguan as vlerësimet e shumë prej artistëve me çmime dhe certifikata mirënjohjeje.

Bashkia e Lezhës gjithmonë ka pasur në fokus zhvillimin e eventeve të ngjashme për të vlerësuar qoftë traditën e zonës por edhe kontributin e artistëve që kanë dhënë ndër vite nga shpirti dhe puna e tyre për artin, kulturën dhe traditën lezhjane.

Kryetari i bashkisë së Lezhës ka bërë edhe një premtim për këta artistë duke u thënë që 65- vjetori i këtij ansambli do të festohet në një godinë më moderne të Pallatit të Kulturës, pasi në fokus të tij është ndërtimi i një godine të re dhe me kushte më të mira. /atsh/ KultPlus.com

Në Odessa të Ukrainës mbahet koncert i Ansamblit Kombëtar

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa.

Në koncertin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në Odessa të Ukrainës, artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore prezantuan muzikë dhe valle tradicionale shqiptare.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa në një koncert të dedikuar për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

Ky aktivitet u zhvillua në zbatim të programeve që agjencia ka për shqiptarët e Ukrainës. Më herët, në kuadër të Marrëveshjes me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë organizuar klasa të mësimit të valleve dhe kulturës shqiptare për komunitetin shqiptar në Karakurt, Tyushki, Divnyns’ke dhe Gamovka. /Albinfo.ch / KultPlus.com