Arba Kokalari renditet në listën e top grave lidere

Arba Kokalari që konsiderohet të jetë shqiptarja e parë që ka siguruar ulësen në Parlamentin Evropian, sot shënon një tjetër sukses, shkruan KultPlus.

Organizata kryesore lëshoi listën e liderëve ku çdo vit renditin 75 gra të reja të vendit, të cilat kanë arritur në pozitat kryesore dhe që bëjnë një ndryshim dhe tregojnë vlerën e udhëheqjes së mirë. Në këtë listë është edhe shqiptarja Arba Kokalari.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arba, përmes një statusi në Facebook ku është shprehur e emocionuar për këtë emërim.

“Jam përulësisht e lumtur dhe e gëzuar që jam emëruar në listën më të lartë të 75 grave udhëheqëse dhe inspiruese. Të jesh një nga vetëm tre politikanë në listë më bën shumë krenare. Shumë faleminderit Drejtuesve, jurisë dhe të gjithëve që më emëruan! Tani unë dhe ekipi im po punojmë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE”, ka shkruar ajo.

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Alba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunistë.

Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik. / KultPlus.com

Arba Kokalari falënderon 10284 qytetarët që e votuan për Parlamentin Evropian

Arba Kokalari që konsiderohet të jetë shqiptarja e parë që ka siguruar ulësen në Parlamentin Evropian, sapo ka njoftuar se tashmë edhe zyrtarisht është anëtare e Parlamentit Evropian, shkruan KultPlus.

Ajo ka falënderuar 10284 persona që tashmë e kanë votuar Arbën që të jetë pjesë e këtij institucioni të lartë.

Për zgjedhjen e Arba Kokalarit si anëtare e Parlamentit Evropian ka pasë reagime të shumta prej shqiptarëve, të cilët e kanë vlerësuar si arritje të madhe që tashmë edhe shqiptarët kanë një përfaqësuese në Parlamentin Evropian.

Alba Kokalari është anëtare e Parlamentit Evropian me përfaqësim të Suedisë./KultPlus.com

Arba Kokalari u paragjykua që nuk flet shqip, ja intervista e saj e dhënë në gjuhën kombëtare

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare e e zgjedhur para disa ditësh në Parlamentin Evropian që përfaqëson Suedinë.

Së fundmi u fol dhe u shkrua jashtëzakonisht shumë për suksesin e një vajze të re e cila që në vegjeli kishte ikur së bashku me familjën nga Shqipëria në shtetet skandinave ku edhe u zgjodh deputete, një sukses i veçuar për një vajzë shqiptare atje, shkruan KultPlus.

Mirëpo, përveç komenteve të shumta pozitive, duke i uruar suksese dhe duke e falënderuar për krenarinë që na e dha ne si komb shqiptar, nuk munguan as komentet negative dhe paragjykimet e shumta se ‘Arba nuk di të flasë gjuhën shqipe’.

Por, sipas një interviste të realizuar nga televizioni i vetëm shqiptar në shtetet skandinave RTV Albse, Arba Kokalari na e bën të qartë se ajo e flet shumë mirë gjuhën shqipe madje e gjithë intervista është e realizuar në gjuhën kombëtare./KultPlus.com

Mbesa e Musine Kokalarit, eurodeputetja e parë shqiptare në PE

Eurodeputetja e parë shqiptare e sapozgjedhur në Parlamentin Europian është Arba Kokalari. Deputetja që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.

“Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare të zgjedhjeve në Suedi për Parlamentin Europian. Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë. Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Europian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.

Partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat ju garanton 4 deputetë. Arba Kokalari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjafte aktive në Partine Moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit. Urime Arba , gëzuar shqiptarë kudo ku ndodheni”, shkruan gazetari Astrit Gashi.

Kush është Arba Kokalari?

Arba Kokalari, lindi më 27 nëntor 1986, është politikane suedeze në Partinë Moderate.

Arba Kokalari është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015.

Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate.

Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.

Ishte vetëm 16vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Europiane.

Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE./GSH.al/ KultPlus.com