Kënga e Argjentina Ramosaj do të jetë kolonë zanore e filmit “River”

Argjentina Ramosaj ka bërë të ditur se kënga e saj e re “Who Am I” do të jetë kolonë zanore e filmit “River”, që pritet të publikohet së shpejti.

“Who Am I” përveçse është kënga ime e fundit, do të jetë edhe në kolonën zanore të filmit River, të kompozuar nga Rona Kastrioti”, ka shkruar Argjentina në një postim në Instagram.

“River” është një film i zhanrit thriller-psikologjik, i cili ka në qendër historinë e një vajze, që pasi u zhduk për 1 javë pas një udhëtimi në këmbë është në dyshim mes asaj çfarë është reale dhe ëndërr.

Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ndërsa në të luajnë Mary Cameron Rogers dhe Alexandra Rose. / KultPlus.com

”Si një shi ti ike, në çdo pikë më vrisje”

Argjentina Ramosaj, këngëtarja shqiptare që njihet për zërin e saj të thellë dhe melankolik, njihet kryesisht me baladat e saj prekëse dhe të fuqishme, shkruan KultPlus.


Hitet e saj si: ‘Pse’, ‘Jeta vazhdon’, ‘Shpirt i mbytur etj’ janë disa prej këngëve më të famshme të këngëtares, duke e bërë kështu një artiste shumë të dashur e të veçantë për adhuruesit e muzikës e sidomos të baladave.

Argjentina, ndonëse jo gjithmonë shumë aktive në muzikë, përkujdeset që në çdo këngë e saj të lërë gjurmë dhe të jetë një histori në vete, duke mos dalë në kompromis me antivlerën dhe duke arritur të krijojë gjithmonë diçka të mirë për vesh.

KultPlus ju sjellë këngën ”Si Shiu” të Argjentina Ramosajt, këngë kjo që është publikuar në vitin 2014, e që edhe tash vazhdon të jetë nga këngët më të dëgjuara të saj. /KultPlus.com

Jo vetëm shiu nga Argjentina Ramosaj (VIDEO)

Një këngëtare e veçantë, Argjentina Ramosajn e kujtojmë prej shumë këngëve dhe melodive të veçanta të cilat ajo i ka sjellur ndër vite me zërin e saj të ëmbël.

Ajo mund të mos ketë shumë këngë, por i ka krijuar dhe interpretuar me shpirtin e saj shpalosur.
Argjentina ka eksperimentuar me zhanre të ndryshme, dhe rrallë herë nuk ka goditur tek ata që e duan dhe e çmojnë pasaportën e saj muzikore.

Kënga “Shiu” mbetet një prej baladave më të mira të Argjentinës. E sjellë vite më parë, shoqëruar edhe me një videoklip simpatik, kënga tregon ikjen e një djali nga jeta dashurore e një çifti. Një tekst i lehtë shoqëruar gjithmonë me shi, kjo këngë është ideale për tu dëgjuar në këtë mot me shi.

Ndër këngët e para të Argjentinës, në mos e para, është “Shpirt i mbytur”. Kënga është e veçantë dhe ka një refren që lehtë mbetet në mendje. Gati 400 mijë klikime në Youtube e tregojnë vlerën që këngës ia atribuojnë fansat e saj. Madje, poshtë në komente shihet se njerëzit e dëgjojnë këngën edhe sot, disa vite pasi ajo është lansuar.

“Engjëjt për ne do të qajnë” i përket maratonës së këngëve të mahnitshme të Argjentinës. Argjentina, ndonëse jo gjithmonë shumë aktive në muzikë, përkujdeset që çdo këngë e saj të lërë gjurmë dhe të jetë një histori në vete, duke mos dalë në kompromis me antivlerën dhe duke arritur të krijojë gjithmonë diçka të mirë për vesh. / KultPlus.com

Cricket dhe Argjentina Ramosaj sjellin këngën e re “Hush” (AUDIO)

Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj sapo ka publikuar këngën e saj më të re në version audio.

Kënga titullohet “Hush” (Hesht). Këtë këngë Ramosaj e ka bërë në bashkëpunim me producentin Cricket, i cili është përkujdesur për muzikën e këngës.

Ndërsa tekstin e “Hush” e ka shkruar këngëtari i njohur Yll Limani./ KultPlus.com