18 vjeçarja nga Kosova Mrika Nikçi, vajza që ka mahnitur botën

Ajo është vetëm 18 vjeçare dhe është shembull për femrat e reja nëpër botë “Ndiqni qëllimet tuaja. Ndiqni ëndrrat tuaja. Mos hiqni dorë prej tyre, edhe nëse duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur”. Këto janë fjalët e Mrikës nga Peja që tani është pjesë e rekordeve botërore.

Më 15 gusht 2019, si shtatëmbëdhjetë vjeçare, ajo u bë femra më e re në botë që ngjiti të gjitha Shtatë Majat, së bashku me babanë e saj Arianit Nikçi i cili është gjithashtu alpinist. Ata u bënë shqiptarët e parë që ngjitën të gjitha Shtatë Majat. Ata arritën në të Shtatë Majat për 17 muaj.

Mrika me mbështetjen e babait të saj, i cili e shoqëron atë në të gjitha aktivitetet e alpinizmit, ka filluar me alpinizëm kur ajo ishte 13 vjeç.

Babë e bijë janë ngjitur në të shtatë Majat më të larta në botë dhe gazeta metro sjell itinerarin e tyre:

Piramida Carstensz, Indonezi (4,884), u ngjit më 15 gusht 2019

Mali Elbrus, Rusi (5,642), u ngjit më 20 korrik 2019

Denali, Amerika e Veriut (6,194) u ngjit më 20 qershor 2019

Mount Everest, Asia (8,850), u ngjit më 27 maj 2019

Aconcagua, Amerika e Jugut (6,962), u ngjit më 16 shkurt 2019

Vinson, Antarctica (4,892), u ngjit më 16 dhjetor 2018

Kilimanjaro, Afrika (5.895 alt), u ngjit më 29 janar 2018

Mrika është ngjitur në majat më të larta kombëtare dhe rajonale si:

Gjeravica (2,656) ngjitje dimërore, maja më e lartë e Kosovës

Jezerca (2.694) ngjitje dimërore, maja më e lartë në Alpet Dinarike në Shqipëri

Korab (2.794) maja më e lartë në Shqipëri, ngjitja dimërore

Hajla (2,403) Ngjitje dimërore, Kosovë

Maja e Titos (2.747)  ngjitje dimërore, Maqedoni

Maja e Zezë (2,528) ngjitje dimërore, Kosovë

Mrika që kur ishte 7 vjeç, ajo filloi të stërvitej në karate, dhe ishte një konkurrente shumë e suksesshme, madje ajo ishte kampione e Kosovës në Kata dhe Kumite, gjithashtu ajo ka rripin e zi në Dan1. Mrika ishte gjithashtu një konkurrente shumë e suksesshme e skive, por tani ajo bën ski vetëm për argëtim me miqtë dhe familjen e saj./ KultPlus.com

Arianit dhe Mrika Nikqi, përmbyllin me sukses projektin ”Seven Summits”

Lajmin e ka bërë të ditur Arianit Nikqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan KultPlus

”Shume i lumtur – përmbyllje e suksesshme e projektit Mrika Seven Summits.
E çuditshme, kur kemi filluar me prezantimin e projektit, çdonjëri na ka dëgjuar e shikuar duke menduar; janë çmendur, janë duke fantazuar, nuk kane pregaditje fizike, nuk kane eksperience, nuk kane guxim, e rrezikshme….E PAMUNDSHME. Vetëm 2-3 persona, kane menduar ndryshe !!!
Ka pasur persona te tille që me kane pyetur, “ a ke mendu çka ke me bo nëse te vdes vajza para syve “. Ishte shumë e rënd !
Ne anën tjetër, familjaret kuptohet duke parashikuar rrezikun eventual, ishin kundërshtarët kryesor, pengesa me e vështirë te cilën e arsyetonim por, ishte e vështirë për ta menaxhuar!

Për mua si prind, ishte shume e vështirë kjo situate por, e rëndësishme ishte se ne besonim ne njeri tjetrit, ishim te një mendimi, ishim shume te guximshem dhe të përkushtuar ne arritjen e qëllimit, vendosëm qe te jemi shumë të matur dhe te respektojmë madhështinë e natyrës !
Me Mrikën, kemi përjetuar momente të paharruara rreziku, vuajtje, lodhjeje, por i kemi kaluar të gjitha duke e kuptuar dhe ndihmuar njëri tjetrin. Gjithsesi, kemi pasur edhe momente të paharruarar gëzimi.
Mrikë, askush nuk të njeh si unë, je e jashtëzakonshme.
Nina dhe Leka, faleminderit!”/ KultPlus.com