Arlinda Morava përfaqëson kulturën shqiptare në Ploiesti

Sopranoja shqiptare Arlinda Morava, ndër emrat më të vlerësuar të skenës operistike rumune, prej vitesh jeton dhe ka ndërtuar karrierën e saj në Rumani.

Sopranoja shqiptare përfaqësoi kulturën shqiptare në shfaqjen e organizuar nga bashkia e Ploiesti-t, BES Rumani dhe Filarmonia Shtetërore për ditën e Evropës në qytetin Ploiesti, Rumani.

“Në ditën e Europës festuam në qytetin e bukur të Ploiesti. E lumtur të përfaqësoja kulturën shqiptare në eventin e organizuar nga Bes Romania dhe Filarmonia e Shtetit në Ploiesti. Si një atashe kulturore në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht, isha e lumtur të këdonja pjesë të folklorit të vendit timë për publikun e mrekullueshëm rumun. Një falenderim për pianisten Klejda Tare”, shkruan ndër të tjera sopranoja shqiptare.

Sopranoja shqiptare interpreton në shqip vargjet e poetit rumun Eminesku

Sopranoja shqiptare Arlinda Morava, është një ndër emrat më të vlerësuar të skenës operistike rumune, prej vitesh jeton dhe ka ndërtuar karrierën e saj në Rumani.

Ajo interpretoi në mjediset e Muzeut të Artit Popullor Dr. “Nicolae Minovici” në koncertin “Mihai Eminesku – poeti i përjetësisë sonë”, kushtuar 171 vjetorit të lindjes së poetit të shquar.

Në këtë koncert sopranoja shqiptare Arlinda Morava  interpretoi vargjet e Emineskut edhe në gjuhën shqipe.

Prej disa vitesh me vendim shtetëror në Rumani dita e lindjes së poetit të shquar, Mihai Eminesku respektohet si Ditë e Kulturës Kombëtare.

Këtë vit aktivitetet përkujtimore të ditëlindjes së poetit të njohur në Rumani e më gjerë ishin të shumta.

Protagonistët e këtij aktiviteti ishin sopranoja shqiptare Arlinda Morava – pianisti Ștefan Iliescu – violonçelisti Bogdan Postolache dhe aktorja Theodora Stanciu.

Koncerti titullohej: “Mihai Eminesku- poeti i  përjetësisë sonë”.

Vargjet e Emineskut të ndërthurura me muzikën dhe interpretimin lirik dhe të fjalës artistike  përcollën një atmosferë të ndjerë dhe të përkorë. /dp/ KultPlus.com

Sopranoja shqiptare, performancë madhështore në Bukuresht

Sopranoja Arlinda Morava ka realizuar një performancë madhështore në Festivalin Ndërkombëtar “George Enescu” në Bukuresht të Rumanisë.

Arlinda Morava është shqiptarja, e cila prej vitesh jeton në Rumani dhe ka ndërtuar karrierën e saj me profesionistët si Maestron Lorenc Radovani dhe pianisten e talentuar Klejda Tare. Ajo së fundi ka realizuar një performancë madhështore në Bukuresht, transmeton KultPlus

Arlinda Morava, njëkohësisht është edhe Drejtore Artistike e “Museicorum”.

Festivali Ndërkombëtar “George Enescu” i mbajtur në Bukuresht, solli disa prej kryeveprave të kompozitorëve shqiptarë, të cilët shkëlqyen me performancën e tyre.

Perveç Arlinda Moravës në këtë festival, emocion të fuqishëm dha edhe pianistja e talentuar Klejda Tare së bashku me Maestro Lorenc Radovani me prejardhje nga Tirana, të cilët së bashku me violinçelistin e mirënjohur rumun Bogdan Postolache, interpretuan në eventin kulturor. /albinfo.ch/ KultPlus.com