Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në ASA Medical Aesthetics, trajtimet dermo-estetike më të kërkuara me ofertë speciale

Çdo ditë e vitit është një mundësi e përkryer për të mbështetur gratë në jetën tuaj. Megjithatë, 8 Marsi shënon një ditë shumë të rëndësishme: Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Festë kjo e kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara.

ASA Medical Aesthetics Center është klinikë dermo-estetike e cila njihet për shërbimet dhe tretmanet të cilat janë në hap me industrinë e bukurisë së avancuar. ASA ofron një gamë të gjerë të trajtimeve më të sofistikuara jokirurgjikale, kundër plakjes dhe estetike, më të kërkuara në tregun e sotëm.

Në këtë ditë të veçantë për gratë dhuroni vetes tuaj një nga trajtimet më të sofistikuara me ofertë speciale nga data 4 Mars deri më 13 Mars të cilën mund ta shihni më poshtë

Në këtë klinikë shumëdimensionale ju do të trajtoheni nga specialistë të fushës së mjekësisë dhe dermo estetikës te cilat njohin në detaj anatominë e fytyrës dhe problematikat e saj.

Kualiteti, profesionalizmi, dhe zgjidhja ideale për mirëqenien e lëkurës suaj gjenden vetëm në ASA Medical Aeshtetics Center.

Për të rezervuar takimin tuaj për një trajtim apo konsultë telefononi në:

Nr.tel:  049 293 747.

Black Friday në ASA Medical Aesthetics me oferta speciale, zgjedhja ideale asnjëherë më afër jush

Ndërsa dermatologjia si shkencë fokusohet në shërimin e lëkurës dhe flokëve tuaj, dermatologjia estetike është një krah i shkencës që thekson përmirësimin e pamjes suaj në lidhje me të dyja.

Të gjitha trajtimet që synojnë të përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe flokëve tuaj, duke filluar nga ineksionet, lazer, pastrime të fytyrës, peeling e gjithçka tjetër, kanë tashmë adresën e përhershme e cila quhet ASA Medical Aesthetics Center, vendi që ju siguron opsionet më të  mira të trajtimit për nevojat tuaja estetike.

ASA Medical Aesthetics Center kujdeset në detaje për të shëruar shqetësimet e lëkurës dhe flokëve në një mënyrë që ato të duken më të shëndetshme, madje duke shkuar deri në rritjen e vetëbesimit të pacientëve që kanë qenë të pakënaqur me pamjen e tyre.

Në ASA ju presin specialistë për tu konsultuar dhe më pas për të trajtuar shqetësimet mjekësore dhe estetike dhe ne ju sigurojmë që do të jeni në duart më të mira.

ASA Medical Aesthetics është kujdesur që edhe këtë Black Friday të jetë sa më afër jush, duke ju ofruar zbritje speciale dhe paketa nga më të ndryshmet, ku mund të përfitoni për të marrë shërbimet që gjithonë i keni dëshiruar më çmimet më të  mira në treg.

Black Friday në ASA Medical Aesthetics Center ka nisur nga data 21 Nëntor dhe do të zgjasë deri më datë 27 Nëntor.

Për të rezervuar takimin tuaj për një trajtim apo konsultë, telefononi në: 00 383 49 293 747.

ASA Medical Aesthetic Center mbetet zgjedhja juaj ideale!

Sepse ASA është klinikë dermo-estetike e cila njihet për shërbimet dhe tretmanet të cilat janë në hap me industrinë e bukurisë së avancuar. ASA ofron një gamë të gjerë të trajtimeve më të sofistikuara jokirurgjikale, kundër plakjes dhe estetike, më të kërkuara në tregun e sotëm. Trajtimet janë të cilësisë më të lartë dhe të udhëhequra nga eksperte mjekësore të specializuara. Mbushje dermale ( buzë, mollëza, mjekër …), Botox, Plazma, Mesoterapi. / KultPlus.com

Nesër nis edicioni XII i ‘Ditët e Albanologjisë’

Duke filluar nga nesër e deri të premten Akademia e Studimeve Albanologjike organizon edicionin e XII, të Ditët e Albanologjisë. “Albanologjia e mijëvjeçarit të ri” është zgjedhur si temë e këtij edicioni.

Një memorandum bashkëpunimi mes qendrave albanologjike të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit; nderim për disa kërkues shkencorë që lënë karrierën aktive akademike dhe një ekspozitë e botimeve të akademisë, janë disa nga aktivitetet e parashikuara. Ceremonia e hapjes zhvillohet në sallën e albanologjisë, Pallati i Kongreseve, ora 10.00.

Në njoftimin nga ASA bashkëngjitur me programin e detajuar, në vazhdim është dhe katalogu i sapodalë nga shtypi me botimet themelore në vite, si dhe botimet më të reja të ASA-s. Në njoftimin zyrtar thuhet se aty gjenden botime për figura politike e kulturore dhe fenomene të rëndësishme të dy shekujve të fundit, që janë me interes për publikun e gjerë.

“Janë tema dhe subjekte për të cilat dija e akademikëve profesionistë vendos një farë rregulli në këtë kaosin tonë kulturor, ku publikut i ndodh të ushqehet nëpërmjet mediumeve dhe albanologjisë alternative”, thuhet në njoftim.

Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) përbëhet nga katër institute kërkimore kombëtare: Instituti i Arkeologjisë, i Historisë, i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, i Antropologjisë Kulturore e Studimit të Artit, si dhe nga Qendra e Enciklopedisë Shqiptare. ASA përbëhet nga një ekip prej afro 100 studiuesish të njohur, të profilizuar në fushat e albanologjisë, si dhe një rrjet i gjerë bashkëpunëtorësh të institucioneve akademike e kërkimore shqiptare dhe ndërkombëtare.

ASA administron Bibliotekën Albanologjike, si dhe fonde e arkiva shkencore të sistemuara e të ekspozuara në muzeun arkeologjik, kabinetin e numizmatikës, në fondet materiale të arkeologjisë, të etnografisë, në arkivin e historisë kombëtare, në arkivin e shkruar të gjuhësisë e letërsisë dhe në kartotekat gjuhësore, në arkivat e folklorit, etj. / KultPlus.com