Publicisti Asdren Rrahmani i bënë thirrje diasporës për të mbledhur fonde për restaurimin e Kullës së Jasharajve

Gjendja e kullës së Jasharajve që nga paslufta ka shkuar drejt një degradimi ditë pas dite. Ndonëse kanë kaluar njëzet e një vite pas përfundimit të luftës, kjo kullë ka qëndruar në këmbë pa ndonjë përkujdesje, mirëpo ajo edhe rrezikon të shembet, shkruan KultPlus.

E për këtë ka filluar edhe një iniciativë për mbledhjen e mjeteve për restaurimin e kësaj kulle. Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook publicisti, Asdren Rrahmani ka bërë një thirrje publike për formimin e një fondi ku do të mblidheshin mjetet për restaurimin e kullës së komandantit Adem Jashari. Ai në postim ka theksuar se për këtë ide është intriguar nga miku i tij Shahin Sallahu.

“Miku im Shahin Sallahu më intrigoi me një ide. Vlenë për diasporën! Çka mendoni sikur te formonim një fond ku sipas mundësive tona do të kontribonim në mbledhjen e mjeteve për restaurimin e Momumentit të Adem Jasharit? (Shtëpisë e cila në saje të neglizhencës së shtetit qe 20 vite gati se është duke u rrënuar)! Ju lutem që të komentoni, dilni me ide dhe sugjerimet e juaja! Ju falemnderës!”, ka shkruar Rrahmani.

Pothuajse të gjitha komentet e bëra në statusin e publicistit kanë qenë pozitive. Shumica e komentuesve janë pajtuar me idenë e madje kanë propozuar që për restaurimin të kontraktohet një kompani ndërkombëtare. Kurse mbikëqyrja e fondeve të bëhet nga përfaqësues të diasporës.

Më poshtë ju sjellim disa nga komentet:

“Le te behet projekti ideor perfundimtar, shuma e kerkuar fikse, dhe pastaj te hapet fondi qe do ishte publik dhe i hapur dhe te mbyllet me nje her pasi te permbushet shuma e kerkuar, dhe ta perfundoj menjeher veprimtarin e vet ajo gjirollogari. Kjo te behej per hir te transparence, perndryshe ideja mese e qelluar.”

“Kesaj ideje duhet shtuar edhe idene qe Diaspora te perzgjedh ekspertet qe do realizonin restaurimin. Besoj qe nese hapni xhirollogari ne Kosove do te kishte kontributore edhe nga brenda.”

“ide Fantastike … e kishim bo Fondin … edhe e kishim Menaxhu Vete Konkursin e Restaurimit edhe Punimeve në mënyrë tNdershme, 100% Transparente por edhe Maksimalisht me profesionalizëm … krejt çka Na duhet është veq Pëlqimi i Familjes Jashari … sen Shteti i Deshtimit 20 Vjeqare tu Kosoves sna vyen !”./KultPlus.com

Rrahmani: Në Amerikë është lehtë, por tek ne voton Albinin ose Vjosën dhe në fund ta qesin Dullën

Zgjedhjet e fundit në Amerikë, Joe Biden është zgjedhur si presidenti i ShBA-së. Kurse fitorja e tij ka ngjallur reagime të shumta e urime nga ana e udhëheqësve politik të vendit, shkruan KultPlus.

Mirëpo krahas politikanëve, fitorja e Biden ka ngjallur reagime të shumta edhe në mesin e qytetarëve e opinonistëve të vendit. Në mesin e tyre është edhe publicisti Asdren Rrahamni i cili nëpërmjet statusi ka ironizuar për procesin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesit, duke bërë krahasime mes Kosovës dhe Amerikës.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Në Amerikë është lehtë, voton për Trampin ose Bidenin e njani prej tyne fiton !

Te na e voton Albinin ose Vjosën dhe në fund ta qesin Dullën

Edhe qata që ta qesin Dullën e përgëzojmë Bidenin se ka fitu me të drejtë … O TEMPORA O MORES./KultPlus.com