Dua Lipa në kopertinën e revistës më të famshme të komunitetit LGBTI, ‘Attitude’

Dua Lipa është ndër këngëtaret që gjithmonë ka shprehur haptazi mbështetjen ndaj komunitetit LGBTI, shkruan KultPlus.

Ajo ka pozuar disa herë me flamurin shumëngjyrësh, të cilin e ka edhe pjesë të klipit të saj shumë të suksesshëm, “Bloë Your Mind”.

Së fundmi, Lipa ka pozuar për atë që njihet si revista më e shitur e këtij komuniteti, “Attitude”.

“Faleminderit ekipit të mrekullueshëm që më patën në kopertinën e revistës”, shkroi Lipa në Instagram, teksa ndau me ndjekësit dy fotografi nga kopertina e revistës.

Këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e numrit të revistës për muajin dhjetor të këtij viti. / KultPlus.com