‘Ti je vetëm një iluzion dhe asgjë me shumë’ (VIDEO)

“Fëmijërinë ma morën ëndrrat, e ëndrrat mi more ti”, është një nga fjalitë e fuqishme brenda këngës “Ti je vetëm një iluzion”, kjo këngë që tash e tri dekada bartë emocionin e njëjtë.

“Ti je vetëm një iluzion”,  i këndon çasteve që duken shekuj, e  zërin e B.B Poqit e njohim më së miri përmes kësaj kënge.  Bajram Bylykbashi apo B.B.POQI lindi më 21 maj të vitit 1968 në Prishtinë dhe është një nga këngëtarët më të mirë të rokut shqiptar.

Në muzikën e tij ndikim të madh patën grupet e rokut si Led Zeppelin, Deep purple, Ëhitesnake, U2, The doors, Pink Floyd etj. Në vitin 1985, Bylykbashi formoi band-in Babillon me të cilin bëri disa incizime, ndër to është edhe kënga “Ti je vetëm një iluzion”, shkruan KultPlus.

“Ti je vetëm një iluzion” është komponuar në vitin 1986 nga grupi BABILON, ndërsa u incizua vetëm një vit pas,  në vitin1987. Kjo këngë është e komponuar nga kitaristi i grupit Besim Hajdini dhe tekstin e ka shkruar Uran Bajrami.

Sonte hesht qyteti

shiu dot filloj

kerkoj shikimin tend n’errsire

qiftet rrugës kalojnë

me marrin për te marrë

kjo natë më kujton gëzimin dhe dashurinë

çastet me duken shekuj

nata me është e gjatë pa ty

femirin ma morren enderrat

e enderrat mi more ti

larg fryen era bartin pluhurin

dhe gjurmet e tua

ti shkove por kujtimi yt

jeton thell diku ne mua

Sonte hesht qyteti

shiu dot filloj

kerkoj shikimin tend n’errsire

qiftet rruges kalojn

me marrin per te marr

kjo nate me kujton gezimin dhe dashurin

çastet me duken shekuj

nata me është e gjatë pa ty

femirin ma morren ëndrrat

e ëndrrat mi more ti

larg frynë era bartin pluhurin

dhe gjurmët e tua

ti shkove por kujtimi yt

jeton thellë diku në muaaaa

Ti je vetëm një iluzion

dhe asgjë me shumë

ti je një ëndërr qe më mundom

a të kujtohem unë

Ti je vetëm një iluzion

dhe asgjë me shumë

ti je një ëndërro qe me mundon

a të kujtohem unë 3X/ KultPlus.com