Shpërthimi në Bangladesh, rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 40 numri i të vdekurve prej shpërthimit të madh që ndodhi të shtunën në Bangladesh.

Qindra njerëz kishin mbërritur për të shuar zjarrin kur një numër i kontejnerëve të transportit shpërthyen në vendin në Sitakunda, raporton BBC.

Dyshohet se në disa nga kontejnerët ruheshin lëndë kimike.

Zjarret industriale janë të zakonshme në Bangladesh dhe shpesh fajësohen për rregulloret e dobëta të sigurisë.

Shumë prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike dhe numri i të vrarëve pritet të rritet.

Spitalet e zonës janë mbingarkuar dhe është apeluar për dhurim gjaku për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. /KultPlus.com

Shkon në 32 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Banglladesh

Ka shkuar në 32 numri i të vdekurve si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një depo në qytetin Chittagong në Bangladesh.

Po ashtu raportohet se qindra persona janë lënduar si pasojë e këtij shpërthimi, shkruan BBC.

Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60 përqind deri në 90 përqind të trupave të tyre, tha një mjek në spitalin që trajton të plagosurit për AFP. / KultPlus.com

25 të vdekur dhe qindra të lënduar pas shpërthimit në një depo në Bangladesh

Të paktën 25 persona raportohet se e kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një depo në afërsi të qytetit Chittagong në Bangladesh.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Pas këtij shpërthimi, spitalet e zonës janë të mbingarkuar dhe kanë apeluar për dhurim gjaku.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupave të tyre.

“Shpërthimi sapo më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed për agjencinë e lajmeve AFP. / KultPlus.com

Adoleshenti nga Bangladeshi fiton Çmimin e Paqes me aplikacionin kundër ngacmimit në internet

Një adoleshent nga Bangladeshi ka fituar Çmimin Ndërkombëtar të Paqes për Fëmijë për përpjekjet e tij në edukimin e të rinjve rreth ngacmimit në internet.

17-vjeçari Sadat Rahman ishte inspiruar për ta krijuar një aplikacion për telefon për t’i ndihmuar të rinjtë të raportojnë abuzimin online pasi kishte dëgjuar një rast të një 15-vjeçareje që bëri vetëvrasje për shkak të ngacmimeve.

Rreth 1,800 adoleshentë në distriktin e tij kanë përdorur aplikacionin, raporton BBC.

Nobelistja Malala Yousafzai e ka përshkruar Rahmanin si “një inspirim”.

“Ai po thërret të rinjtë në gjithë botën që të ndalin ngacmimin në internet dhe të ndihmojnë bashkëmoshatarët në komunitetin e tyre që vuajnë nga dhuna psiçike apo emocionale. Sadati është një krijues i vërtetë”, ka thënë ajo në një fjalim online.

Çmimi Ndërkombëtar për Paqe për Fëmijë është një çmim që njej punën e të rinjve që promovojnë të drejtat e fëmijëve. Fituesit e kaluar të këtij çmimi përfshijnë aktiviten Greta Thunberg.

Apliakcioni i Rahmanit “Cyber Teens” u lejon të rinjve të raportojnë ngacmimin online në mënyrë konfidenciale përmes një rrjeti vullnetarësh të cilët më pas i paraqesin në polici apo tëk punonjësit socialë, ndërkohë që edukon adoleshentët për sigurinë online.

Që nga lansimi, më shumë se 300 viktima të krimeve online kanë gjetur mbështetje dhe tetë persona, përfshirë të rritur që kanë ngacmuar seksualisht përmes rrjeteve fëmijë, janë arrestuar.

Adoelshenti, tash me paratë e çmimit tenton ta përhapë aplikacionin më shumë në botë./ KultPlus.com