Çifti që po mahnit të gjithë me stilin e tyre, fiton çmimin prestigjioz ‘Pierre Bergé’

Marka e re ‘EGONLAB’ me shkëlqimin e tyre unik duket se janë bërë pjesë e fazës më prestigjioze të industrisë së modës, ku sapo ka arrirë të fitoj çmimin prestigjioz ‘Pierre Bergé’ nga juria e shquar e “Andam Fashion Award”, shkruan KutPlus.

Ky çmim u fitua nga çifti që sapo kanë festuar 65 vjetorin e tyre së bashku. Ata kanë veshur markën ‘EGONlab’ dhe duket se me të vërtetë po përfaqësojnë dinjitetshëm këtë markë e cila përfaqëson njohjen e vizionit pa gjini dhe sa më gjithëpërfshirës.

“Është përgjegjësia e brezit tonë për të përhapur një mesazh pranimi dhe barazie për të gjithë. Megjithëse ne duam t’i lejojmë njerëzit të shprehen pa frikë dhe gjykim”, ka shkruar marka ‘EGONlab’ në rrjetet sociale.

KultPlus më poshtë ju sjell disa nga veshjet më të bukura të tyre e që lehtësisht po shoqërohen me lumturinë e të dy dashuruarve. / KultPlus.com

“Partitë politike në Kosovë, shumë larg zbatimit të standardit të barazisë gjinore”

Edhe në këto zgjedhje, përfaqësimi i barabartë gjinor në listat për kandidatë për deputetë nga Partitë Politike në Kosovë, po mbetet vetëm në nivelin e dëshirës.

Listat të cilat u dorëzuan mbrëmjen e të së shtunës tregojnë që shumica e partive politike janë kujdesur që të respektojnë pragun minimal i cili është i vendosur taksativisht në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme e jo duke e vendosur në zbatim Ligjin nr. Nr. 05/L -020 për Barazi Gjinore.

Sipas Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, mos-respektimi i legjislacionit që e favorizon barazinë gjinore, tregon se partitë – cilado qoftë ajo që do ta marrë besimin për ta udhëhequr vendin, nuk do t’i vendosë gratë në mënyrë të barabartë edhe në qeverisje. Kjo praktike tregon edhe nivelin e seriozitetit të premtimeve që në legjislaturën e fundit u bënë për zbatimin e barazisë gjinore në të gjitha propozimet dhe funksionet publike në Kosovë.

Tabela e mëposhtme tregon numrin e përgjithshëm të kandidatëve, numrin e propozuar të burrave dhe të grave, dhe përfaqësimi i të dy gjinive i shprehur në përqindje.