“The scream” e shqiptarit Thomas Simaku sonte do të transmetohet në BBC Radio 3 (VIDEO)

Premiera botërore e Thomas Simakut, “The Scream” do të transmetohet sonte në BBC Radio, shkruan KultPlus.

Orkestra e Koncertit të BBC-së do të dirigjohet nga drejtori i muzikës së King’s College ,Stephen Cleobury. Thomas Simaku në kuadër tij këtij programit shkruan.
‘Piktura e Edvard Munch ishte impulsi kryesor për të shkruar këtë pjesë – pra titullin. “Ulërima e tij e heshtur”, e cila përhapet (dhe mund të dëgjohet), përtej kohës dhe kornizës së pikturës, më dha një akord për rezonancë me kohët tona moderne”.

Muzika e Thomas Simakut ka arritur audiencat në mbarë Evropën, SHBA-në dhe më tej për më shumë se dy dekada, dhe puna e tij është vlerësuar për veçantitë ekspresive dhe përzierjen e saj unike të intensitetit dhe modernizmit. Veprat e tij janë përzgjedhur nga juritë ndërkombëtare në jo më pak se nëntë botime të ISCM World Music Days kurse ai ka qenë pjesë edhe festivale të tjera ndërkombëtare duke përfshirë Huddersfield, Tanglewood, Miami, Zagreb-Bienal, Weimar, Mynih, Romë, Viitassari (Finlandë), Alea III Boston, Pekin, Innsbruck (Austri).

Muzika e tij është transmetuar në mbarë botën, përfshirë radio stacione të tilla si BBC Radio 3, SËR2, MDR, Deutschlandfunk (Këln), Amsterdam Radio 4, ORF (Austri), Australian Broadcasting Corporation (ABC), RNE (Spanjë) , etj./ KultPlus.com