Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, paraqitet instalacioni Ende Këtu – një akt publik i kujtesës, rezistencës dhe solidaritetit me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ngjarja mbahet nesër (19 qershor) në sheshin Adem Jashari në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.
Instalacioni organizohet nga Medica Gjakova në bashkëpunim me organizatat partnere të platformës Be My Voice, KRCT, QPDG dhe Medica Kosova.
Përmes këtij instalacioni, i jepet zë heshtjes së imponuar, nderohet forca dhe qëndresa e të mbijetuarëve – ende këtu, ende duke folur, ende duke kërkuar drejtësi./ KultPlus.com
