Rita Ora këtë muaj lanson linjën e saj të produkteve për flokë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të lansojë linjën e saj të produkteve për kujdesin e flokëve me 18 prill.

Linja e saj e produkteve do të quhet “Typebea”, që do të përfshijë serume, trajtime shkëlqimi, shampo dhe balsam e produkte që synojnë riparimin e flokëve të dëmtuar.

Ajo e ka krijuar këtë linjë me biznesmenen australiane të produkteve të bukurisë, Anna Lahey.

Rita është shprehur se është shumë e emocionuar që të ndajë një pasin të madh që e ka, pasi gjatë tërë karrierës së saj ka pasur gati çdo ngjyrë dhe stil flokësh, por tani i ka më të shëndetshme se kurrë.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund ndaj një pasion të madh që kam. “TYPEBEA”, produktet cilësore të kujdesit të flokëve që kam krijuar bashkë me Anna Lahey. Marrëdhënia që kemi me flokët është diçka shumë personale. Për mua flokët janë një pjesë e madhe e identitetit tim, kreativitetit dhe besimit tim. Kam pasur pothuajse çdo model dhe ngjyrë flokësh gjatë gjithë karrierës sime. I kam zbardhur, kam përdorur zgjatime dhe i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshëm se kurrë. “Prisni ta ndaj me ju!” TYPEBEA do të lansohet shumë shpejt”, ka shkruar Rita në rrjete sociale. / KultPlus.com

“Nuk ndihesh kurrë e kënaqur në këtë industri, edhe nëse i arrin të gjitha”, Rita Ora rrëfehet për prestigjiozen ‘Grazia’

Zakonisht, kur një personazh i famshëm këmbëngul se është i thjeshtë, do t’ju këshilloja ta trajtoni atë në të njëjtën mënyrë si një njeri që tregon se sa djalë i mirë është ai – me një dozë të madhe skepticizmi.

Përveç nëse kjo e famshme thuhet të jetë Rita Ora, nis shkrimi i Grazia Daily për artisten shqiptare.

Ora nuk di të shfaqet ndryshe. Sinqeriteti është një nga superfuqitë e saj. Por nëse ajo është ‘shumë normale’, shkrimet e York-ut për biografinë e saj nuk janë asgjë tjetër veçse: Top 10 këngët ndonjëherë për një artiste femër britanike. Më shumë se 10 miliardë transmetime. Mbi 16 milionë ndjekës në Instagram. Një partner që ka fituar çmime ‘Oscar’. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme filmike, koncerte si dhe ka zënë vend në ekrane televizive (The Voice, The X Factor, The Masked Singer). Tapetet e kuq dhe shumë e shumë gjëra. Gjithsesi, ajo është e drejtpërdrejtë.

“Nuk di si t’u përgjigjem gjërave pa dalë nga zemra”, tha ajo. “Por kjo është arsyeja pse më pëlqen të komunikoj me njerëzit, sepse edhe ata ndihen rehat kur flasin me mua. Më pëlqen të jem një person shumë i sinqertë, i besueshëm dhe i hapur”.

33-vjeçarja vjen nga një vend jashtëzakonisht i pambrojtur. Ajo bën shoqëri lehtë, është e hapur dhe e ngrohtë.

“Më pëlqen të njoh historitë e njerëzve dhe t’i kuptoj njerëzit”, thotë ajo. “Nuk më intereson kush është apo nga janë”.

Por nëse doni që Ora të bëjë diçka – thuaju se nuk duhet. “Me të vërtetë më vjen keq kur njerëzit përpiqen t’ju kufizojnë”, theksoi Rita mes tjerash.

Partneriteti me Primark është gjithashtu ilustrues se si Ora duket plotësisht e lirë nga snobizmi. Ajo nuk ishte e shqetësuar për zvogëlimin e kredencialeve të saj të modës luksoze.

“Ka të bëjë më shumë me respektin që kam për modën e lartë dhe respektin që kam për modën e rrugës së lartë dhe kombinimin e të dyjave”, thotë ajo, duke shtuar, “Më duket sikur mund të ishte një mundësi vërtet e mrekullueshme për dikë që ka përjetuar gjëra të tilla si Met Gala dhe fushata të modës së lartë dhe me stilistët më të mirë të të gjitha kohërave për të bërë diçka që lidhet me botën ku jam rritur”.

E lindur në Kosovë në vitin 1990, Ora ishte vetëm një vjeç kur prindërit e saj shqiptarë morën atë dhe motrën më të madhe Elenën (po aq simpatike, ajo ndihmon në menaxhimin e motrës së saj të vogël) për të jetuar në Londër (vëllai Don erdhi më vonë).

Duke pasur parasysh rrënjët e saj, si e bën atë të ndihet diskursi aktual, shpesh negativ, rreth refugjatëve dhe emigrantëve.

“Është shumë më e madhe se mendimi im”, thotë ajo me kujdes, duke shtuar, “ekziston gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme dhe mendoj se jam një shembull i shkëlqyer për këtë. Unë kam pasur një edukim vërtet me fat, të jashtëzakonshëm, që tani jam me fat të flas për të tjerët që nuk kanë zë dhe kanë një ëndërr”.

Sot, Ora zotëron atë lloj fame që shtrihet përtej bazës së fansave të saj dhe depërton në kulturën e gjerë. Njerëzit kanë mendime për Orën. Në më shumë se një dekadë në sytë e publikut, ajo ka qenë diçka si një mulli thashethemesh.

Sot, ajo ka një qetësi dhe mençuri. “Nuk ndihesh kurrë i kënaqur në një industri si kjo. Edhe nëse i keni fituar të gjitha çmimet dhe keni arritur gjithçka që keni dashur, tani çfarë? Asnjëherë nuk mjafton. Ne me të vërtetë duhet të ndihemi mirë me veten tonë”, thotë ajo. “Duhet të siguroheni që po e bëni sepse ju pëlqen”.

“Ëndrrat e mia janë shumë të pakufizuara: film, muzikë, dizajn më shumë rroba. Unë gjithmonë kam kontrolluar veten time. A po e shijoj këtë? Mendoj se është vërtet e rëndësishme. Më pëlqen të bëj muzikë, më pëlqen të jem në televizion, më pëlqen të flas me njerëz”.

Dhe, shton ajo: “Më pëlqen të shoh se ende mund të prek njerëzit. Mos u mashtroni, këta fëmijë të vegjël janë të zgjuar – ata e dinë kur nuk jeni të vërtetë”. / KultPlus.com

Rita Ora flet hapur për luftën kundër ankthit

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka dhënë një intervistë në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin.

33-vjeçarja tha se kjo ka qenë një luftë e vazhdueshme që ka arritur ta mbajë nën kontroll përmes kombinimit të metodave tradicionale dhe jokonvencionale.

Qasja e Orës është ndikuar nga Wim Hof, metoda e të cilit janë të njohura për përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik.

Përveç praktikave fizike, ajo vlerëson edhe muzikën si terapi të saj në procesin e shërimit.

Albumi i tretë “U and I” shërben si një testament për udhëtimin e saj duke ofruar njohur për betejat dhe rimëkëmbjen e saj.

Ky rrëfim i artistes është një shtytës i fortë për ata që kanë nevojë të shtojnë kujdesin ndaj vetes dhe nevojës për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme, qoftë përmes terapisë, muzikës apo metodave jokonvencionale të shërimit. / KultPlus.com

Rita Ora sapo ka lansuar këngën më të re “Gryffin” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora sapo ka lansuar këngën e saj më të re “Gryffin”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë është lansuar edhe me videoklip dhe për projektin më të ri ka njoftuar vet Rita Ora e cila ka ndarë me ndjekësit edhe pamje nga ky projekt.

Rita Ora pak më herët lansoi një këngë tjetër e cila në vidoklipin e saj kishte futë pamje nga fëmijëria e saj, duke përfshirë edhe anëtarët e ngushtë të familjes.

KultPlus ju sjell videoklipin e kësaj kënge./ KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa mund të performojnë në hapjen e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë

Ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 që do të zhvillohen në Kosovë mund të jetë shumë më spektakolare se sa mund të imagjinohet.

Kjo pasi në këtë ceremoni mund të performojnë dy yjet botërore të muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës në Konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

Ai tha se në këto lojëra nuk do të ketë vetëm sport, por edhe kulturë dhe art dhe është duke u punuar që të sigurohet performanca e të dy yjeve në atë mbrëmje të madhe.

Tutje, Krasniqi shtoi se Kosova e pati më të lehtë ta fitojë organizimin e kësaj ngjarje të madhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse që kanë arritur në arenën ndërkombëtare vajzat e xhudos duke siguruar medalje të arta evropiane e botërore.

Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Taulant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror. / KultPlus.com

Rita Ora, nuk do të jetë më pjesë e “The Voice Australia”

Rita Ora nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të njohur “The Voice of Australia”. Drejtuesit e emisionit të njohur janë në kërkim të emrave të tjerë të mëdhenj të muzikës për të plotësuar mungesën e saj.

Aktualisht artistja me origjinë shqiptare është pjesë  e spektaklit “The Masked Singer America” ndaj nuk mund të jetë pjesë e sezonit të ri.

Xhirimet për edicionin e ri të ‘The Voice Australia’  do të fillojnë e në Mars dhe pritet që Jason Derulo dhe Rita Ora të mungojnë në karriget e anëtarëve të jurisë.

Sipas britanikes “Daily Mail”, as anëtarja tjetër, Jessica Mauboy  nuk do të marrë pjesë pasi po përgatitet për të filluar turneun e saj në Mars, kohë kur edhe fillon puna për “The Voice”.

Ndërkohë, Guy Sebastian pritet të qëndrojë për sezonin e tij të gjashtë pasi iu bashkua spektaklit në vitin 2019 dhe që atëherë është pjesë e jurisë. / KultPlus.com

Me pamje nga fëmijëria, Rita Ora publikon këngën e saj më të re (VIDEO)

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Shape of Me” e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban.

Kënga e re është një dhuratë për nënën e këngëtares me rastin e ditëlindjes së 60-të. Në videoklipin e këngës ka filmime nga fëmijëria ndër vite e artistes me origjinë shqiptare.

Nëna e Ritës, Vera, babai i saj Besniku, motra e madhe Elena, 35 vjeç dhe vëllai më i vogël Don, 25 vjeç,  shihen gjithashtu në këtë videoklip në momente të ndryshme.

Rita Ora ëshët shprehur se kishte kohë që dëshironte t’i dedikonte nënës së saj një këngë, por kur u realizua ky projekt këngëtarja u shpreh se më në fund ishte në gjendje të shprehte dashurinë që ka për nënën e saj. /KultPlus.com

Rita Ora do të prezantojë eventin e rëndësishëm të Vitit të Ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të performojë në një nga ngjarjet më të mëdha në nder të festës së “Vitit të Ri” që organizohen në “Times Square” 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të performojë në një nga ngjarjet më të mëdha në nder të festës së “Vitit të Ri” që organizohen në “Times Square” të New York-ut.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ylli i popit, e cila shkruan se ndihet e nderuar që do të performojë në “Rockin Eve”, teksa do të shfaqet edhe në rolin e prezantueses, krah personazhit të famshëm televiziv amerikan, Ryan Seacrest.

“Është nder të jem bashkë-prezantuese e mbrëmjes së Vitit të Ri ‘Rockin Eve’ me Ryan Seacrest drejtpërdrejt nga ‘Times Square’”, shkroi ajo në X./ KultPlus.com

Takimi Ora – Kurti, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare

Këngëtarja Rita Ora është takuar së fundmi edhe me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe me drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqirin, shkruan KultPlus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.

Mundësia për bashkëpunime në fushën e filmit dhe muzikës ishin temat kryesore në këtë takim.

Postimi i plotë nga MKRS:

“Rita Ora dhe Taika Waititi në Kosovë 🇽🇰🌟

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.

E pranishme në këtë takim ishte edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, si dhe anëtarë të kabineteve qeveritare.

Gjatë takimin folën për fushën e artit dhe kulturës në Kosovë. U diskutuan planet e Qeverisë për zhvilluar industrinë e filmit vendor si dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që Kosova ka me vendet e saj partnere në fushën e filmit. U trajtuan edhe mundësitë e format e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare jashtë vendit, përmes artistëve, muzikantëve e regjisorëve të rinj”, thuhet në postim. /KultPlus.com

“Bashkëpunim në film e muzikë” ZKM jep detaje për bisedat e Kurtit me Rita Orën, Taika Waititin dhe aktoren Odessa Rae

Zyra e kryeministrit ka dhënë më shumë detaje për takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur të dielën me yllin botëror të muzikës , Rita Ora, bashkëshortin e saj Taika Waititin si dhe aktoren Odessa Rae.

Rita Ora e vizitoi vendlinjen në rastin e ditëlindjes së saj. Ajo vazhdimisht nëpër intervista në media ndërkombëtare ka përmendur Kosovën.

Siç ka njoftuar ZKM-ja në këtë takim është folur edhe për bashkëpunimet potenciale në fushën e muzikës dhe filmit, sidomos për mbështetje të artistëve kosovarë.

Më poshtë komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim artisten e mirënjohur nga Kosova, Rita Ora, njëkohësisht Ambasadore Nderi e Kosovës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj regjisori Taika Waititi, si dhe aktorja e producentja Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, e po ashtu edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu si dhe motra Elena Ora. I pranishëm në takim ishte dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri. 

Një e diel e veçantë, ku Rita Ora feston dhe ditëlindjen e saj të 33-të. Gjatë këtij takimi miqësor, ata folën për fushën e artit e kulturës në Kosovë. Duke pasur parasysh planet e qeverisë për zhvilluar industrinë e filmit vendor, u theksuan marrëveshjet e bashkëpunimit që Kosova ka me vendet e saj partnere në fushën e filmit, ku u veçua ai me shtetin e Francës.

U trajtuan dhe mundësitë e format e  bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare jashtë vendit, përmes artistëve, muzikantëve e regjisorëve të rinj.

Kryeministri Kurti e cilësoi këtë të diele të këtij takimi të paharrueshme. Duke e uruar dhe për ditëlindjen e saj, ai tha se Rita Ora na bën krenarë të gjithëve, me punën e kontributin e saj.

Nga ana e saj, Rita Ora tha se kjo ishte një mënyrë e jashtëzakonshme për të kaluar këtë ditë të veçantë për të, si dhe veçoi ardhjen e saj në Kosovë sot si dhe takimin me Kryeministrin duke i quajtur frymëzues.

Ajo theksoi dëshirën për t’u angazhuar më tej e thelluar bashkëpunimin sidomos për të kontribuar për artistët e rinj nga Kosova, veçanërisht nga bota e muzikës dhe filmit. /KultPlus.com

Dervishaj propozon vendosjen e një statuje të Rita Orës në sheshin e Prishtinës

Këshilltari i Ministres në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Valdrin Dervishaj, ka propozuar që të vendoset një statuje e Rita Orës në sheshin kryesor të Prishtinës, shkruan KultPlus.

Rita Ora së fundmi ka zgjuar ngazëllim te shumë qytetarë, duke ardhur për ta festuar ditëlindjen e saj në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Dervishaj ka shkruar duke thënë se ylli më i madh shqiptar, Rita Ora, e meriton ta ketë një statujë në sheshin kryesor të Prishtinës.

Postim i plotë:

“Pse mos të vendosim një statujë në sheshin kryesor të Prishtinës për yllin më të madh shqiptar, Rita Ora?

Kosova nuk është vetëm luftë dhe vuajtje , është më shumë. Është kulturë, sport, art dhe humanizëm.

Atraksioni kryesore në Portugali është statuja e Ronaldo-s në Madeira (vendlindja e tij). #RitaNeShesh“, thuhet në postimin e tij.

Ora pritet që të sjellë projekte të reja madhore në Prishtinë. /KultPlus.com

Waititi për herë të parë në Kosovë: Po ndjehem si në shtëpinë time

Regjisori i njohur i Zelandës së Re, Taika Waititi, i cili është bashkëshorti i këngëtares të njohur kosovare, Rita Orës, po e eksploron Kosovën për herë të parë, shkruan KultPlus.

Gjatë vizitës së tij, ai pati një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe shprehu ndjenjën e nderimit për të vizituar vendin e lindjes së bashkëshortes së tij, Ritës.

Waititi tha se njerëzit këtu kanë një energji të ngjashme me ata të Zelandës së Re, dhe për këtë arsye po ndihet si në shtëpi.

”Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndjehu shumë në shtëpi tashmë”, u shpreh ai.

Kurti dhe Ora në takim raportohet se diskutuan për një projekt madhor. /KultPlus.com

Kurti: Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kryeministri Kurti ka shkruar se Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe.

“Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar Kurti, në takimin që e pati me Orën dhe bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi. 

Ora, e cila ka ateruar mbrëmë në Kosovë, ka thënë se mënyra se si këtë vit ka festuar ditëlindjen e 33-të është e mrekullueshme.

Takimi me kryeministrin Kurti, sipas saj, e ka bërë shumë të ngazëllyer për të ardhmen.

Ka shtuar se kanë planifikuar projekte të mëdha për vitin e ardhshëm. /KultPlus.com

Rita Ora në Prishtinë flet për një projekt të jashtëzakonshëm

Ylli i njohur i botës së artit, këngëtarja e njohur Rita Ora, ka zbuluar se viti i ardhshëm e gjen me një projekt të jashtëzakonshëm që lidh edhe Kosovën.

Këtë e bëri të ditur vet ajo, pa dhënë shumë detaje tjera, gjatë takimit që pati sonte me kryeministrin, Albin Kurti.

”Ne kemi bërë një punë kaq frymëzuese deri më tani dhe sot ka qenë një takim vërtet emocionues dhe frymëzues. Dhe unë mendoj se ne kemi një projekt të jashtëzakonshëm për të pritur vitin e ardhshëm. Dhe ky udhëtim dhe ky takim më kanë emocionuar për të ardhmen”. /KultPlus.com

E veshur kuq e zi për të impresionuar publikun, Rita Ora shkëlqen në skenë

Rita Ora dukej ‘e zjarrtë’ kur u ngjit në skenë në mbrëmjen bamirëse të “Global’s Make Some Noise” në Hotelin “Londoner” në Leicester Square të martën.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 32 vjeçe, tregoi figurën e saj spektakolare ndërsa veshi një fund të çuditshëm me pupla të kuqe, të cilin e kombinoi me një triko të zezë të veshur në pjesën e sipërme.

Rita defiloi përpara publikut të yjeve e veshur me një palë çizme të kuqe të gjata deri në gjunjë për një performancë të jashtëzakonshme, shkruan DailyMail.

Asaj iu bashkuan në skenë një grup balerinash, të cilat vallëzonin gjatë kohës që Rita këndoi një përzgjedhje nga hitet e saj të famshme.

Mbrëmja gala mblodhi para për organizatën bamirëse “Global’s Make Some Noise” për të ndihmuar fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre të disavantazhuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Pas spektaklit, Rita dha një pasqyrë të pushimeve të saj të fundit në Skoci me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, në një postim në Instagram të enjten.

Ajo ndau me ndjekësit fotografi nga vende të ndryshme turistike dhe peizazhe mahnitëse të natyrës.
Në një prej fotografive ajo qëndron në mes të rrugës, e rrethuar nga terren i egër me male në distancë.

Rita gjithashtu publikoi një video të saj së bashku me partnerin e saj, regjisorin Taika, 48 vjeç, teksa shijonin kohën së bashku.

Çifti raportohet të kenë shpenzuar rreth pesë milionë funte në një vilë të re në Zelandën e Re, sipas tabloidit britanik The Sun.

Prona e madhe ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madh dhe pamje të mahnitëse nga gjiri detar. / KultPlus.com

Rita Ora mahnit me fotosesionin për ‘L’Officiel Brasil’ (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një emër shumë i kërkuar nga revistat më me nam botërore. Së fundmi, 32-vjeçarja ka pozuar për revistën e famshme, “L’Officiel Brasil”.

“Rita Ora është padyshim një fuqi! Për kopertinën tonë, Rita tregoi në një intervistë ekskluzive me ‘L’Officiel Brasil’, se si e filloi karrierën e saj derisa u vendos sot si një artiste e suksesshme solo. Dhe gjithashtu tregon se është frymëzuar nga figurat ikonike si Cher, Naomi Campbell, Kate Moss dhe Madonna, gjë që sigurisht reflekton në imazhin e saj magjepsës”, shkroi revista “L’Officiel Brasil në Instagram, teksa prezantoi koopertinën e re.

Ndërs Rita është shprehur: “Unë jam një artiste nga natyra. Qoftë në skenë duke kënduar, duke filmuar një film apo duke paraqitur një shfaqje. Që në fillimet e karrierës sime, kam menduar të mësoj sa më shumë dhe të bëhem sa më e shumë-anëshme. Të qeurit zënë është në ADN-në time dhe ka qenë gjithmonë kështu për mua”, tha këngëtarja shqiptare.

Tutje, Rita ka folur edhe për mënyrën se si arrin ta mbajë veten në top formë.

“Mendoj se nga njëra anë është të kujdesem për veten dhe të dëgjosh trupin tim. Gjumi është gjithashtu i rëndësishëm për mua. Nëse mund të kryej të gjithë punën time dhe përsëri të fle një natë të plotë, atëherë e di se kam bërë një punë të mirë. Por nga ana tjetër, gjithmonë pyes veten: ‘A do të ketë rëndësi kjo pesë vjet nga tani?’ Dhe nëse përgjigja është jo, atëherë vazhdoj dhe përpiqem të mos lejoj që stresi të më zërë më hapësirë ​​në kokën time”, tha Ora.

Rita këtë vit njashtu publikoi edhe albumin e saj të tretë në karrierë, “You and I” – një album me këngë dashurie, të cilat ia dedikon bashkëshortit të saj. / KultPlus.com

Reagimi fantastik i Rita Orës kur në ekran shfaqet Dua Lipa (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.

Dyshes iu bënë disa pyetje, ku ata duhej të përshkruanin miqtë dhe kolegët e tyre me vetëm një fjalë.

Mes shumë artistëve në ekran u shfaq edhe fotoja e këngëtares tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipës për të cilën Ora reagoi menjëherë.

“E bukur”, u shpreh ajo.

Në ndërkohë Diplo tha “shqiptare”, gjë kjo që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.

Dy artistet janë komentuar vazhdimisht për raportet e tyre “jo të mira” mes vete./KultPlus.com

Rita Ora ballafaqohet me Dua Lipën në program, e vlerëson me fjalën “e mrekullueshme” (VIDEO)

Prej kohësh është përfolur se Rita dhe Dua nuk gëzojnë raporte të mira.

Ndonëse nuk shihen kurrë bashkë dhe nuk janë si duket as afër ndonjë bashkëpunimi aq shumë të kërkuar nga publiku, deklaratat e tyre publike janë për t’u duartrokitur kur pyeten për njëra-tjetrën.

E ftuar në emisionin e Andy Cohen, Ritës iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ , Ritës dhe Diplos iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.

Në një moment gjatë emisionit u shfaq edhe foto e Dua Lipës dhe Rita tha thjeshtë: Beautiful.

Diplo ishte ai që bërtiti ”albanian” dhe bëri që Rita të entuziazmohet.

Momentin e shihni në videon më poshtë. / KultPlus.com

Konkurrentja shqiptare Sihana Haxhnikaj përfundon rrugëtimin në “The Voice Australia”, nuk kualifikohet në raundin tjetër të garës

Javë më parë, në të gjtihat mediat vendore pothuajse ishte lajm se si dy shqiptare u takuan rastësisht me njëra-tjetrën në skenën e spektaklit “The Voice Australia”.

Bëhet fjalë për trajneren Rita Ora dhe konkurrenten Sihana Haxhnikaj, të cilat nuk hezituan të shprehnin simpatinë e tyre për njëra-tjetrën në audicionet e fshehura.

Me të dëgjuara se është nga Kosova, Rita u entuziazmua shumë kur e pa Sihanën në skenë, e aq më tepër që ajo e ktheu karrigen për të.

Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin tjetër pasues.

Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.

Ky është përndryshe viti i tretë me radhazi që Rita Ora zgjidhet të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”. / KultPlus.com

Rita Ora e mahnitshme në eventin ‘Vogue World’ (FOTO)

Rita Ora mahniti me një fustan të zi teksa ecte në tapetin e kuq në Theatre Royal Drury Lane për shfaqjen botërore të Vogue të enjten.

Për një nga netët më të mëdha të modës të vitit, këngëtarja, 32 vjeçe, ktheu kokën me fustanin e saj me bisht peshku që shfaqte një korse të tejdukshëm.

Rita mblodhi flokët e saj bjonde në një topuz të lartë dhe zgjodhi një grim delikate me buzë nudo, shkruan DailyMail.

Duke pozuar për foto, asaj iu bashkua Twiggy, 73 vjeç, e cila kishte veshur një kostum të kuq prej kadifeje dhe një papijon të zi.

Ngjarja – e quajtur përgjigja e Britanisë për Met Gala-n ikonë – do të ketë një legjion të të pranishmëve të yjeve.

Vogue World do të shërbejë si një mbledhje fondesh për industrinë e arteve interpretuese të Britanisë, me kryeredaktoren e revistës Anna Wintour që do të mbikëqyrë punimet dhe redaktori i Vogue Edward Enninful gjithashtu i pranishëm.

Dyshja u shfaqën të bashkuar teksa po ecnin në tapetin e kuq së bashku pas raportimeve për një luftë për pushtet mes të dyve.

Kodi i veshjes do të jetë ‘Nata e Hapjes’, me një skenë të zbukuruar me perde prej kadifeje të kuqe si gjaku.

Ngjarja e parë e Vogue World paraqiti një shfaqje mode dhe panair rruge kur u zhvillua në lagjen e paketimit të mishit të Nju Jorkut në vitin 2021, por ceremonia në Londër pritet të jetë një ngjarje më madhështore.

E ideuar nga regjisori fitues i BAFTA dhe Olivier, Stephen Daldry, drejtoresha e shfaqjes Emily Burns dhe producenti kreativ Fran Miller, së bashku me ekipin e Vogue, mbrëmja do të shfaqë një gamë të gjerë artesh interpretuese.

Të ftuarit do të shikojnë opera, balet dhe teatër në ngjarjen që mbahet në fillim të Javës së Modës në Londër dhe vepron për të zbuluar dhe shfaqur talentin.

Dizajnerët kontribuues për të ftuarit dhe interpretuesit përfshijnë 16Arlington, Ahluwalia, Burberry, Charles Jeffrey LOVERBOY, Erdem, Maison Margiela dhe SS Daley, mes shumë gjigantëve të tjerë të modës. / KultPlus.com

Rita Ora shfaqet elegante në të zeza në tapetin e kuq të MTV VMA 2023

Këngëtarja 32-vjeçare Rita Ora kaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të gjatë të zi me shpatulla të zhveshura mbrëmjen e së martës (12 shtator) në Qendrën Prudential në Newark, N.J.

Rita mori pjesë në shfaqjen e çmimeve me bashkëshortin e saj Taika Waititi, megjithëse ai nuk është fotografuar këtu.

Paraqitja e Ritës në VMA vjen një ditë pasi mori pjesë në sfilatën e Michael Kors në Nju Jork së bashku me shumë yje të tjerë!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Nicki Minaj, duke shënuar vitin e saj të dytë radhazi në këtë rol. Është hera e parë që ceremonia mbahet të martën.

Duke u transmetuar drejtpërdrejt në më shumë se 150 vende, spektakli global i mbushur me fansa nderon videoklipet më të mira të vitit të kaluar me performanca të paharrueshme, homazhe epike dhe paraqitje mahnitëse nga yjet më të mëdhenj të muzikës./ KultPlus.com

NEWARK, NEW JERSEY – SEPTEMBER 12: Rita Ora attends the 2023 MTV Music Video Awards at the Prudential Center on September 12, 2023 in Newark, New Jersey. (Photo by John Nacion/WireImage)
NEWARK, NEW JERSEY – SEPTEMBER 12: Rita Ora and Justin Timberlake attend the 2023 MTV Video Music Awards at Prudential Center on September 12, 2023 in Newark, New Jersey. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for MTV)

Fotografia e saj në “Fadil Vokrri”, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u zhvillua ndeshja në mes Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultat 2-2.

Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës – nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”.

E mesa duket një nderim i tillë i ka rënë në sy edhe vetë këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Fillimisht ajo rishpërndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej: “Prezenca e saj na solli neve fat”. / KultPlus.com

Veshja e Rita Ores shpallet ndër të më bukurat në mbrëmjen gala të amfAR

Galaja amfAR në Festivalin e Filmit të Venecias mblodhi shumë të famshëm që dolën dhe mbështetën fondacionin. Rita Ora dhe Leona Leëis ishin zgjedhur të performonin në eventin që nderoi gjithashtu Ava DuVernay. Të pranishëm ishin edhe  yje si Camila Mendes, Jesse Williams, Bella Thorne, Milla Jovovich, Michelle Rodriguez, Kate Beckinsale, Alejandro Nones, Luke Evans dhe shumë të tjerë.

amfAR është një organizatë jofitimprurëse që është e përkushtuar për të mbështetur kërkimin mbi AIDS, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin dhe avokimin. Organizata ka investuar 635 milionë dollarë.

Rita Ora vodhi vëmendjen me paraqitjen e saj dhe mediat e huaja e kanë cilësuar si një ndër të veshurat më bukur./express/KultPlus.com

Rita Ora flet për Kosovën gjatë paraqitjes në festivalin e filmit në Venecia

Këngëtarja kosovare, Rita Ora, e ka prezentuar edhe një herë si është më së miri Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të Italisë.

Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg e cila i dallon gratë e jashtëzakonshme që janë të përkushtuara për të transformuar jetën e grave të tjera.

Gjatë fjalimit të saj ka thënë se ka qenë një ëndërr e kahershme e saj që të punojë me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivojë ata.

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë, për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta, posaçërisht për mua ajo personalisht çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos  në një hapësirë kreative”, ka thënë Ora derisa e ka prezentuar këtë çmim.

Gjithashtu, ka thënë se si ambasadore e bënë këtë punë për 10 dhjetë duke ndihmuar të tjerët./KultPlus.com