Përfundoi konkursi i tretë “Biber”

Konkursi i tretë për tregimin e shkurtë „Biber“ në të cilin morën pjesë autorët/et që shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, boshnjake, kroate e malazeze ka përfunduar, përcjell Portalb.

Juria të cilin e përbën Rumena Buzharovska, Lejla Kalamujiq dhe Shkelzen Maliqi mori vendim për tregimet të cilat do të marrin shpërblime si dhe ato të cilat do të jenë të botuara në një përmbledhje.

Me vendim të jurisë u shpërblyen këto tregime:

· Çmimi i tretë: Mačetom ćeš me, mačetom ću te (Po më qëllove me shpatë, me shpatë do të të qëlloj), Tamara Kovaçeviq nga Lublana

· Çmimi i dytë: Lito (Vera), Ante Storiq nga Shibeniku

· Çmimi i parë: Glava (Koka) Monika Herceg nga Petrinja

Përveç këtyre tregimeve, në përmbledhje do të botohen edhe tregimet e këtyre autorëve dhe autoreve: Bojana Babiq, Luiza Bouharaoua, Dimitrije Bukviq, Gabrijel Deliq, Afrim Demiri, Milana Gajoviq, Tihana Gambirazha, Abid Jariq, Besa Kalaja, Mario Merxhan, Aida Sheçiq Nezireviq, Ernad Osmiq, Slagjana Nina Perkoviq, Nikola Petroviq, Isidora Petroviq, Aneta Petruševska, Dragana Rangjeloviq, Bojan Todoroviq, Stefan Slavkoviq, Gordana Stojanoska, Imer Topanica dhe Manja Veliçkovska.

Konkursi „Biber“ ka qenë i hapur nga janari deri në qershor të këtij viti. Gjithsej në konkurs kanë ardhur 464 tregime.

Temë e konkursit ishin të gjitha tregimet që lidhen me pajtimin në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ato tregime të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh mes njerëzve, zvogëlimit të urrejtjes dhe zhbërjes së paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat merren me ballafaqimin me të kaluarën, me zhbërjen e imazheve për armikun, me dhembshurinë për tjetrin, tregimet e guximshme të cilat guxojnë të ecin me këpucët e “armikut”, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na hapin shtigje të ndërtojmë të ardhme më të qartë, më të sigurt e më të lirë për të gjithë./KultPlus.com

‘Biber’ shpall konkursin për tregim të shkurtra

‘Biber’ hap konkursin e tretë rajonal për tregimin e shkurtër. Për dallim nga dy konkurset e më hershme që për temë kishin pajtimin, kësaj radhe temat janë zgjeruar, njofton KultPlus.

 Përveç tregimeve që për temë kanë luftën dhe dhunën në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Ftohen të gjithë autorët të cilët shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip t’i dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja u bëhet si autorëve të afirmuar, ashtu edhe atyre që nuk kanë botuar deri më tani.

Së paku njëzet tregime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.

Juria do të përzgjedhë tri tregime të cilat do të marrin shpërblim. Vendimi i jurisë do të bëhet publik deri në fund të tetorit 2019. Konkursi mbetet i hapur deri më 10 qershor.

Me këtë konkurs “Biber” ka për qëllim të japë kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesin autorët e angazhuar, që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.

Këtë konkurs e organizon ekipi i ‘Biberit’ në bashkëpunim me Qendrën për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Më shumë informata lidhur me kushtet dhe shpërblimet e konkursit mund të gjeni në faqen e Biberit http://biber.nenasilje.org . /KultPlus.com

‘Biber’ hap konkursin e tretë rajonal për tregimin e shkurtër

Dy konkurset e para kishim për temë pajtimin, derisa kësaj radhe tema është zgjeruar.

Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pasojat e luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Ftohen autoret dhe autorët të cilët shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip të na i dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja u bëhet si autorëve të afirmuar, ashtu edhe atyre që nuk kanë botuar deri më tani.

Së paku njëzet tregime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Konkursi mbetet i hapur deri më 10. 06. 2019.

Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.

Juria do të përzgjedhë tri tregime të cilat do të marrin shpërblim. Vendimi i jurisë do të bëhet publik deri në fund të tetorit 2019.

„Me këtë konkurs dëshirojmë t’i japim kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesim autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore“, thuhet në njoftim.

Konkursin e organizon ekipi i Biberit në bashkupunim me Qendrën për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Më shumë informata lidhur me kushtet dhe shpërblimet e konkursit mund të gjeni në faqen e Biberithttp://biber.nenasilje.org