Sot feston 76 vjetorin e lindjes Bill Klinton, vendosmëria e tij ishte vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë

Bill Klinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA.

Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë. Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen e paqes dhe të stablitetit në të gjithë rajonin.

Populli i Kosovës edhe sot vazhdon të jetë tejet mirënjohës për vendimin që Klinton kishte ndërmarrë më 1999 për të çliruar popullin e Kosovës. / KultPlus.com

Presidenti Klinton nderohet me pullën e bronzit me imazhin e tij

Bill Klinton, ish-presidentit të SHBA-ve i cili këto do të qëndrojë në Kosovë për nder të ditës së çlirimit duke u pritur me organizime dhe nderime të shumta nga ana e udhëheqësve të shtetit të Kosovës.

Përveç mirënjohjeve të shumta, Klintonit iu dha edhe pulla e parë postare e punuar në bronz me imazhin e tij, ketë e ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha.

Statusi i plotë:

Jam i lumtur dhe shumë krenar që me rastin 20 vjetorit të lirisë tonë, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, me nderime të larta ia dhuruam pullën e parë postare të punuar në bronz me imazhin e tij, mikut më të çmuar amerikan që ka populli ynë, Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.

Presidenti Clinton, ishte personaliteti kryesor që shfrytëzoi në maksimum autoritetin e tij në udhëheqjen e SHBA-ve, duke i mobilizuar edhe shtetet euro perëndimore, që i dhanë përkrahje të fuqishme popullit të Kosovës në luftën e drejtë të UÇK-së për çlirimin nga Serbia.

Filatelia e Postës së Kosovës, përmes kësaj pulle postare shpreh mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm, Presidentit Bill Clinton, për lirinë që e gëzon Kosova nga 12 qershor 1999.

Zoti e bekoftë Presidentin Bill Clinton dhe familjen e Tij!/KultPlus.com