BimBimma me 5 qershor promovon librin “PO E ZI”

Reperi shqiptar, BimBimma i cili njihet dhe shquhet për tekstet e tij të veçanta po sjellë diçka të re për fansat. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor, por për një libër.

Ai ka bërë të ditur se me datën 5 qershor do të promovojë librin e tij të ri që titullohet “Po e zi”. Libri do të promovohet në “Menzen Ramiz Sadiku” në Lagjen Pejton në kryeqytet.

Poashtu ky libër do të jetë pjesë e Panairit të Librit që do të fillojë nga data 5 deri më 8 qershor, i cili mbahet në Prishtinë.

“Me 5 qershor në Menzën “Ramiz Sadiku” Pejton prej orës 19:00 mbahet promovimi i librit “Po e zi” moderuar nga Elvis Hoxha. Libri do të prezantohet edhe në panairin e librit 5-8 Qershor”, ka shkruar reperi në mesazhin për me ndjekësit në Instagram.

Nga ana tjetër, BimBimma është mjaft aktiv edhe me projekte muzikore. Të fundit këngë që ka lansuar është “Reality Check” në bashkëpunim me DOZA. /Telegrafi/ KultPlus.com