Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut të butë që e çoi atë në majat e muzikës botërore, pasi pushtoi zemrat e miliona fansave gjatë karrierës së tij prej gati pesë dekadash, performoi dje në Tiranë.

Për herë të parë, Adams u ngjit në skenën e Pallatit të Kongreseve ku biletat për të ndjekur performancën e tij ishin shitura të gjitha.. Koncerti zgjati mbi dy orë i cili përshkroi kufijtë e diskografisë së gjerë të kanadezit.

Adams e filloi shfaqjen e tij me hitin “Let’s Make A Night To Remember”, e cila ishte hapja perfekte e koncertit, ndërsa salla u mbush me tingujt e kitarës. Energjia ishte fantastike që nga fillimi i koncertit dhe vazhdoi të rritej ndërsa Adams performonte me hitet e tij duke e bërë të gjithë turmën të këndonte së bashku me “Everything i do, i do it for you”.

Zëri i Adams jehoi në të gjithë Pallatin e Kongreseve me “Please forgive me”, ndërsa fuqia e këngës dhe muzikës iu bashkua edhe më tej publiku që këndoi me gjithë shpirt. Ishte një moment magjik.

Është e mahnitshme të mendosh se sa shumë hite ka Adams gjatë karrierës së tij dhe ai i luajti pothuajse të gjitha, përfshirë edhe bashkëpunimet e shumta si dhe këngë, kolona zanore të filmave të njohur të Hollivudit.

E pabesueshme se sa i ngjashëm tingëlloi zëri i Adams dje me albumet që ai ka bërë dekada më parë dhe se si ai po njësoj, këndoi në skenë përballë një publiku qe e admiroi gjatë gjithë kohës.

Edhe pse Adams nuk e pati të nevojshme të performonte ndonjë cover duke pasur parasysh diskografinë e tij të jashtëzakonshme, ai këndoi një superhit të tij me Tina Turner, “It’s Only Love”, një moment i ndjeshëm dhe për vetë këngëtarin.

Ai e mbajti audiencën në këmbë ndërsa nisi të këndojë “Summer of ’69”.

Adams e mbylli koncertin me këngën “Straight from the Heart” të cilën ia dedikoi nënës së tij 97-vjeçare. Mënyra e tij e thjeshtë për ta mbyllur natën dhe komunikimi fantastik gjatë gjithë koncertit, u shpërblye me të njëjtën dashuri edhe nga publiku.

Bryan Adams, një këngëtar i mezipritur në Shqipëri, shkëlqeu me vokalin dhe muzikalitetin e tij me vetëm një kitar dhe një piano.

Për publikun, koncerti i mbajtur në “Pallatin e Kongreseve”, ishte gjithçka që mund të kërkonte nga një këngëtar i këtij niveli ndërkombëtar, dhe e vetmja gjë që mund të shpresojmë është që kjo të mos jetë hera e fundit./atsh/ KultPlus.com

Bryan Adams vjen për herë të parë në Shqipëri

Bryan Adams vjen për herë të parë në Shqipëri! Më 2 maj 2025, ai do të performojë live në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, si pjesë e turneut të tij Bare Bones. Ky koncert intim dhe ekskluziv do të rikthejë hitet e tij më të mëdha dhe këngë të reja në një version akustik të veçantë. Një mundësi unike për të përjetuar legjendën e rock-ut si kurrë më parë!

Bryan Adams ka qenë në turne anembanë botës për gati katër dekada. Muzika e tij ka arritur statusin 1 në mbi 40 vende dhe ka fituar çmime të shumta, përfshirë një Grammy, American Music Awards, si dhe 3 nominime për Academy Awards, 5 nominime për Golden Globe, dhe është anëtar i urdhrit më të lartë të Kanadasë, Companion of the Order of Canada.

Në vitin 2018, ai hyri në botën e teatrit muzikor duke bashkë-shkruar këngët për ‘Pretty Woman: The Musical’ dhe publikoi albumin e tij të 16-të në studio, So Happy It Hurts, në vitin 2022.

Ai ndoqi gjithashtu shembullin e Taylor Swift duke ri-regjistruar disa nga këngët e tij më të njohura në një album të dyfishtë Classics në 2023 dhe publikoi një set me tre albume nga rezidenca e tij në Royal Albert Hall menjëherë pas kësaj.

Në gusht të vitit 2024, Bryan lançoi Bad Records, shtëpinë e tij të pavarur diskografike, me një edicion të kufizuar 7”, një single dixhital dhe një videoklip për dy këngët “Rock And Roll Hell” dhe “War Machine”.

Turneu “Roll With The Punches” nis në maj 2025 dhe albumi i ri do të publikohet më vonë gjatë këtij viti.

Në vitin 2018, ai hyri në botën e teatrit muzikor duke bashkë-shkruar këngët për ‘Pretty Woman: The Musical’ dhe publikoi albumin e tij të 16-të në studio, So Happy It Hurts, në vitin 2022.

Ai ndoqi gjithashtu shembullin e Taylor Swift duke ri-regjistruar disa nga këngët e tij më të njohura në një album të dyfishtë Classics në 2023 dhe publikoi një set me tre albume nga rezidenca e tij në Royal Albert Hall menjëherë pas kësaj.

Në gusht të vitit 2024, Bryan lançoi Bad Records, shtëpinë e tij të pavarur diskografike, me një edicion të kufizuar 7”, një single dixhital dhe një videoklip për dy këngët “Rock And Roll Hell” dhe “War Machine”.

Turneu “Roll With The Punches” nis në maj 2025 dhe albumi i ri do të publikohet më vonë gjatë këtij viti./ KultPlus.com