“Më e mirë se njëqind fjalë boshe, është një fjalë e vetme që sjell paqe”

Filozofia e Gautama Buddhas ka themeluar religjionin e quajtur “Budizëm” dhe i cili priret të kundërshtoj shumë nga ato të cilat ne në perëndim i kemi mësuar. Pas shumë viteve të shpenzuara në meditime, ai e kuptoi se fiksimi dhe lakmia dërgojnë në palumturi. Ai besonte se ndriçimi ose “Nirvana” arrihet kur mendja bëhet e mëshirshme, e çliruar nga fiksimet dhe e fokusuar në të tashmen.

Ai e shpenzoi të gjithë jetën e vetë duke i mësuar të tjerët se si ta çlirojnë veten nga dhimbja dhe ta jetojnë një jetë të mëshirshme, pa frikë dhe plotë kënaqësi.

Më poshtë i keni 25 thëniet më të bukura nga Gautama Budhha:

Mbi të tashmen
“Mos harro në të kaluarën, mos ëndërroo për të ardhmen, por fokusoje mendjen në të tashmen.”
“Sekreti i shëndetit për mendjen dhe trupin nuk qëndron në vajtimin për ta kaluarën e as në brengosjen për të ardhmen, por në të jetuarit mençurisht dhe me zell në të tashmen.”
Mbi arritjen e ndriçimit
“Askush nuk na ruan neve. Askush nuk mundet dhe askush nuk duhet. Ne vetë duhet ta ecim shtegun.”
“Një njeri nuk quhet i mençur vetëm sepse flet përsëri e përsëri; por nëse ai është i qetë, i dashur dhe i patrembur, atëherë ai me të vërtetë mund të quhet i mençur.”
“Dëlirësia ose papastëria varen nga vetë personi. Askush nuk mund ta njollosë ose ta pastrojë dikë tjetër.”
“Ashtu sikur gjarpëri që e zhvesh lëkurën e vetë, ashtu edhe ne vazhdimisht duhet të zhvishemi nga e kaluara jonë.”
“Paqja vjen nga brenda. Mos e kërko atë nga jashtë.”
“Lumturia kurrë nuk do të vijë tek ata që dështojnë ta vlerësojnë atë që tashme e kanë.”
Mbi dashurinë
“Dashuria e vërtetë lind nga mirëkuptimi.”
“Ti, vetë, më shumë se sa çdokush tjetër në univerz, e meriton dashurinë tënde.”
Mbi mendjen
“Asgjë nuk është me pabindur se sa një mendje e padiciplinuar, ndërsa asgjë nuk është me e bindur se sa një mendje e diciplinuar.”
“Ne jemi të formësuar nga mendimet tona; ne bëhemi ashtu siç mendojmë. Kur mendja është e çiltër, kënaqësia të përcjell si një hije e cila kurrë nuk të braktis.”
Mbi zemërimin
“Ju nuk do të ndëshkoheni për zemërimin tuaj. Ju do të ndëshkoheni nga zemërimi juaj.”
“Të mbash zemërim është njësoj sikur të kapësh një thëngjill të nxehtë me qëllimin që ta hudhësh në drejtim të dikut tjetër, por jeni ju ai që digjeni.”
Mbi dhembshurinë
“Nëse dhembshuria jote nuk e përfshin edhe veten tënde, atëherë ajo nuk është e plotë.”
“Me qindra qirinjë mund të ndizen nga flaka e një qiriu të vetëm, dhe prap jeta e atij qiriu nuk do të pakësohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet duke u shpërndarë.”
“Urrejtja kurrë nuk mund të mposhtet me urrejtje. Urrejtja mposhtet me dashuri. Ky është një ligj i pandryshueshëm.”
Mbi mendjen
“Më e mirë se njëqind fjalë boshe, është një fjalë e vetme që sjell paqe.”
“Cilatdo fjalë që ne i shqiptojmë, duhet të përzgjidhen me kujdes sepse njerëzit i dëgjojnë dhe ndikohen nga to, për të mirë ose për të keq.”
Mbi idetë
“Një ide e cila është zhvilluar dhe është vënë në veprim, është shumë më e rëndësishme se sa ideja që ekziston vetëm si ide.”
Mbi vuajtjen
“Dhimbja është e sigurtë, vuajtja është opsionale.”
“Duhet të kesh dhembshuri për të gjitha krijesat, si ato të pasurat ashtu edhe ato të varfërat; secila nga ato i ka vuajtjet e veta; disa vuajnë tepër shumë, disa tepër pak. /KultPlus.com

Urrejtja nuk pushon prej urrejtjes, por vetëm prej dashurisë

Shakyamuni Buddha (Siddhārtha Gautama), i njohur si Buda, ishte një udhëheqës shpirtëror dhe mësues, jeta e të cilit shërbeu si bazë për fenë budiste. Megjithëse ai jetoi gjatë shekullit të 6-të para Krishtit, mendimet dhe thëniet e tij janë ende me peshë dhe frymëzojnë miliona njerëz në mbarë botën. edhe sot.

Nuk duhet domosdoshmërisht të jesh ndjekës i budizmit, për të vlerësuar idetë dhe filozofinë e tij.

Në vijim mund të lexoni disa nga thëniet më të njohura të Buddhës

Është mirë të filloni me gjërat e vogla

“Një ibrik mbushet pikë-pikë. Po kështu, njeriu i mençur, duke mbledhur pak nga pak, e mbush veten me të mirën”

Një poet amerikan, filozof dhe eseist Ralph Ualdo Emerson dikur ka thënë: “Çdo artist dikur ishte amator”. Mendojeni këtë … Të gjithë duhet të fillojmë nga e vogla, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të “shijoni” ato fillime të vogla. Jini këmbëngulës dhe të durueshëm, dhe do të keni sukses! Askush nuk i ka marrë të gjitha brenda vetëm një nate, kështu që mos harroni: filloni nga më e vogla, punoni fort dhe jini të duruar, derisa të mbushet ena.

Mendimet janë gjëra

“Gjithçka që ne jemi, është rezultat i asaj që kemi menduar. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të lig, atëherë dhimbja e ndjek pas atë. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të pastër, lumturia e ndjek pas atë, si një hije që nuk e lë kurrë”.

Buda dikur ka thënë: “Mendja është gjithçka. Çfarë mendoni, bëheni”. Që të jetoni një jetë të lumtur, duhet ta mbushni mendjen me mendime të pastra dhe të mira. Mendimi negativ do t’ju shkatërrojë përfundimisht, sepse mënyra se si ju mendoni, përcakton veprimet tuaja në të ardhmen dhe veprimet tuaja përcaktojnë rezultatin që do të merrni. Pra, nëse ndryshoni mënyrën e të menduarit, ju ndryshoni jetën tuaj. Buda thoshte: “Të gjitha veprat e këqija lindin për shkak të mendjes. Nëse mendja transformohet, a mund të mbetet gabimi?”.

Mësoni të falni

“Urrejtja nuk pushon prej urrejtjes, por vetëm prej dashurisë; Ky është rregulli i përjetshëm”.

Kur lironi ata që jeni duke mbajtur në burgun e mos-faljes, ju lironi edhe veten tuaj nga ai burg. Ju nuk mund ta mbani dikë poshtë, pa qëndruar edhe vetë poshtë me të. Mësoni të falni, sa më herët, aq më mirë. Buda thoshte: “Nuk ka zjarr si pasioni, nuk ka peshkaqen si urrejtjea, nuk ka lak si marrëzia, nuk ka përrua si lakmia”.

Janë veprimet tuaja, ato që kanë rëndësi

“Nëse diçka ia vlen ta bëni, bëjeni me gjithë zemër”

Që të rritesh, duhet të ndërmarrësh veprime çdo ditë. Një shprehje e vjetër thotë: “Perëndia i jep çdo zogu një krimb, por ai nuk ua hedh atyre në fole”. Pra, nëse jeni duke bërë diçka, bëjeni me gjithë zemër.

Përpiquni të kuptoni

“Shkoni përpara në çdo drejtim – për lumturinë, harmoninë, mirëqenien e të shumtëve. Ofroni zemrën tuaj, farën e të kuptuarit, si një llambë e përmbysur dhe ndriçuar sërishmi, që ndriçon errësirën”.

Stephen Covey, një mësues amerikan, autor dhe biznesmen ka thënë: “Kërkoni të kuptoni së pari, pastaj të kuptoheni”. Ju mund të mendoni, “po, është e lehtë ta thuash këtë”, por në të vërtetë, nuk është aspak e vështirë. Për të kuptuar perspektivën e dikujt tjetër, përpiquni të largoheni së pari nga zemërimi. Dëgjoni të tjerët, përpiquni të ndjeni atë që ata ndiejnë, dhe do të gjeni paqe. Kërkoni më shumë që të jeni të lumtur, në vend se të keni gjithmonë të drejtë.

Kontrolloni mendjen tuaj

“Asgjë nuk mund t’ju dëmtojë aq shumë, sa mendimet tuaja të pakontrolluara”

Ai që mund të vërë nën kontroll veten, bëhet më i madh se ai që fiton mbi një mijë burra në betejë. Për të “pushtuar” veten ju duhet të pushtoni mendjen tuaj dhe të kontrolloni mënyrën tuaj të të menduarit. Mos lejoni që mendimet tuaja ‘të sillen’ si valët e detit – të fuqishme, por të pakontrolluara. Ju mund të mendoni: ’Por unë nuk mund t’i kontrolloj mendimet e mia, ata vijnë atëherë kur vijnë.’ Përpiquni ta mendoni në këtë mënyrë: “Ju nuk mund të ndalni një zog që të fluturojë mbi kokën tuaj, por mund ta pengoni që të ngrejë një fole në flokët tuaj’.

Jetoni në paqe dhe harmoni

“Fitorja nxit urrejtje. Të mundurit jetojnë në dhimbje. Jetoni të lumtur, duke hequr dorë nga fitorja dhe humbja”.

Mos shikoni jashtë për diçka që mund të gjendet vetëm brenda në zemrën tuaj. Ne shpesh kërkojmë diçka duke u përpjekur të shkëpusim veten nga realiteti dhe paqja. Paqja nuk është një punë e re, paqja nuk është një makinë e re apo një martesë e re … Paqja dhe harmonia jetojnë vetëm brenda jush.

Jini mirënjohës

“Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia është pasuria më e madhe”

Mos harroni: gjithmonë ka diçka për të qenë mirënjohës. Jo të gjithë u zgjuan këtë mëngjes, disa shkuan për të fjetur për herë të fundit dhe disa po luftojnë tani me një sëmundje terminale. Gjithmonë ka diçka për të qenë mirënjohës; Një zemër mirënjohëse do t’ju bëjë të mëdhenj!

Jini të vërtetë ndaj asaj që dini

“Ashtu si një shkëmb i fortë nuk mund të zhvendoset nga era, të mençurit nuk mund të tronditen nga lëvdata ose fajësimi”

Ne dimë shumë, por nuk bëjmë gjithmonë atë që dimë. Nëse dështoni, nuk ndodh sepse nuk dinit se çfarë të bënit; Ndodh për shkak se nuk bëtë atë që dinit të bënit. Jini të vërtetë me veten!

Ndani lumturinë

“Mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri, dhe jeta qiriut nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet duke u ndarë”

Është e vërtetë – lumturia jo vetëm që nuk zvogëlohet, por gjithashtu shumëzohet kur ndahet me të tjerët. Mos e fshihni lumturinë nga të tjerët, ndani dritën dhe bëjeni këtë botë një vend më të mirë, shkruan bota.al. Dhe mos harroni kurrë: “Mos besoni asgjë, pavarësisht se ku e lexoni, ose kush e ka thënë, pavarësisht nëse e kam thënë unë, nëse kjo gjë nuk pajtohet me arsyen tuaj dhe logjikën tuaj”. /KultPlus.com