Dita e Punëtorëve pritet me festë në Bulqizë, nxënësit e shfrytëzojnë për të promovuar kulturën

Ndryshe nga vitet e tjera, 1 Maji që njihet si Dita e Punëtorëve këtë radhë nuk është pritur me protestë, por me festë.

Me idenë e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda”, në bashkëpunim edhe me bashkinë Bulqizë, kanë organizuar një aktivitet në qendër të qytetit, ku kanë shpalosur programin e tyre me recitime dhe valle, por jo vetëm.

Aktiviteti kishte si qëllim promovimin e kulturës, etnografisë si dhe traditës së zonës së Bulqizës./tch/KultPlus.com

Plani Kombëtar për Pastrim gjen zbatim në Shqipëri

Me moton “Shqipëri e Pastër”, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është duke vazhduar me planin Kombëtar të Pastrimit, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, i pari i Shqipërisë ka ndarë disa fotografi, ku shihet disa vende janë duke u pastruar.

“Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm, ndërsa ndotja e plazheve është pjesa më e shëmtuar e fytyrës së përbuzjes ndaj vendit dhe të ardhmes”, ka shkruar ai.

Disa prej momenteve nga pastrimi në Durrës, Kavajë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, Përmet dhe Mallakastër

May be an image of 6 people, people standing, footwear and outdoors
May be an image of body of waterMay be an image of 6 people, people standing and outdoors