Foto që flet shumë: Prindërit duke parë nga vrimat deri në momentin e fundit teksa fëmijët e tyre nisen për jashtë shtetit

Gjithmonë ndarjet në familje, qoftë edhe ato shumë të shkurta janë gjithmonë të dhimbshme dhe emocionuese, shkruan KultPlus.

E tillë duket edhe në një fotografi të publikuar në Facebook nga Burhan Gashi, ku shihen dy prindër duke parë nga vrimat e aeroportit fëmijën e tyre teksa ai po largohet nga vendi.

“Prindër duke parë nga vrimat deri në momentin e fundit femijën e tyre duke u nise për jashtë shteti! Foto e shkrepur në aeroportin e Prishtinës.”, thuhet në postimin e Gashit.

E kjo fotografi është edhe një përshkrim i saktë i dhimbjes që shumë prindër përjetojnë teksa përcjellin fëmijët e tyre për në mërgim./ KultPlus.com

Gashi: Për katër vjet në shkollë kemi pas mësues racistë, vetëm mësuesja Meritë ishte jo raciste

Shkruan Burhan Gashi

“Yyy cfare magjupësh” thonin fëmijët e tjerë gjersa së bashku me ne shiqonin kafshët në kopshtin zoologjik, quditërisht ne merrnim më shumë vëmendje se majmunat e sjellur prej Afrike ngase ne ishim me ekzotik, të zesht e pak të pluhurosur si pasojë e rrugicave të pashtruara me asfalt, në atë kohë në mahallen tonë vec rruga ime ka qenë e shtruar e datonte prej kohës së ish-Jugosllavisë.

Nga klasa e parë deri në të katertën kemi  pasur mësues racistë, asnjëherë nuk janë marrë me ne seriozisht na “mësonin” me përbuzje, krejt klasa veç me Rom, Ashkali e Egjiptian, majmunat në kafaz fizik e ne në kafaz social e te margjinalizuar.

Në klasën e pestë vjen një mësuese e re e sapo diplomuar, vinte nga Vushtria, ishte e  gjatë, flokë kaçurrela e sapo martuar, për shokët dhe shoqet e mia kjo ishte vecse nje abuzuese tjeter e radhes por ndodhi e kundërta, mësuesja Meritë ishe jo raciste, na mësonte me përgjegjësi e përpos kesaj kishte edhe sjellje të mira me ne (sa paradoksale na u doke)

Mësuesja ka luajtur një  rol te madh në jetën tonë në atë kohë.

Urime 7 Marsi./ KultPlus.com