Hysaj për Jeton Neziraj: “Të çmohesh në Kosovë, për një vepër arti, në rrethana të mjerimit kulturor mund të shpërthesh me arritje individuale si artist”

Dramaturgu Jeton Neziraj ditë më parë ka fituar Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Për këtë ka reaguar edhe regjisori, Fadil Hysaj i cili në rrjetin social Facebook ka shkruar se ndihet krenar që për një kohë ka pasur fatin që Nezirajn ta ketë student dhe të përcillte zhvillimin e tij kulturor.

Tutje ai ka shtuar se të çmohesh në Kosovë, për një vepër arti, në rrethana të mjerimit kulturor mund të shpërthesh me arritje individuale si artist.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Këto ditë Jeton Neziraj u shpërblye nga “EuropeCultureForum” me Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore. “EuropeCultureForum” i akordon ketë̈ çmim duke e çmuar si autorin politik më përfaqësues në Ballkanin e ri dhe si ambasador i kulturës ndërmjet Lindjes dhe Perendimit, i cili me punën e tij ndërvepruese, brenda dhe jashtë Evropës, ka tejkalu kufijtë nacional dhe barrierat kulturore – historike duke kriju kështu lidhje kuptimplota bashkëpunuese në Kosovë, Evropë e SHBA.

Jeton Neziraj brenda ditës u ba njëri nga personalitetet më të çmuara kulturore të kontinentit të Evropes… Kur e lexova këtë lajm u ndjeva krenar se një kohë e kisha pas student dhe isha pjesë e edukimit të tij si krijues i dramës dhe që kisha pasë rastin me e percjellë zhvillimin e tij që nga koha e studimeve në Fakultetin e Arteve deri sot kur ai iu imponua kontinentit si personalitet kulturor.

Të çmohesh në Kosovë për një arritje artistike, për një vepër arti, që edhe në rrethana të një mjerimi kulturor mund të ndodhë të shpërthesh edhe me arritje individuale qoftë si artist apo si shkencëtar…Kosova ka dhënë dhe vazhdon të jep emra artistësh që me veprat e tyre u maten me artistë të çmuar te artit nëpër botë! Por të çmohesh për arritje kulturore në nivel evropian, kjo do te duhej të ishte lajm shumë i rëndësishëm për Kosovën e katandisur në mjerim kulturor tash e 3 dekada.

Jeton Neziraj, qysh si student i dramturgjisë, si publicist dhe dramaturg i ri, e me vonë si ndërmarrës kulturor në Qendrën Multimedia, arriti të krijoi profilin e tij politik dhe kulturor. Ia doli madje të fitoj përkrahje të fondacioneve të shumta ndërkombëtare të cilat e mbështetën edhe atëherë kur në dramat dhe shfajet e tij ishte pikërisht administrata evropiane e instaluar në Kosovën e pasluftës ajo që goditej e satirizohej më së shumti.

Duke qenë këmbëngulës, skajshmërish i guximshëm, ai nuk hezitonte të nxirrte në shesh të vërteta të cilat të tjerët s’kishin guxim as t’i bisedonin mes vete. Kjo e bani Jeton Nezirajn që në fazat e para të zhvillimit të tij një personalitet me identitet dhe ai u pa si ze perfaqësues i brezit të ri të dramaturgëve shqiptar, që në skenën shqiptare solli një frymë të ashoër kritike shpesh deri në arrogancë, në trajtimin e temave politike, duke e i kthy kështu teatrin në vendin ku të vërtetat trajtohen me gjuhë sa të guximshme po aq edhe artistikisht provokative, që publikun e nxjerr nga konformiteti i shikuesit pasiv dhe e detyron të ketë opinionin e tij për atë që ka pa. Kështu teatri kthehet në institucion me vlera kulturore aktive… Dhe ishte pikërisht kjo vlerë e cila iu çmua aq lartë Jeton Nezirajt nga “EuropeCultureForum”. dhe mund të thuhet se ky vlerësim përmes Jeton Nezirajt i njihet edhe brezit të ri të krijuesve të Kosovës i cili i edukum në Universitetin paralel te viteve te 90-ta ndjeu në lëkurë̈ segregacionin etnik, luftën me qëlime shfarose të Sërbisë së kohës së MIllosheviqit e pas çlirimit të Kosovës dhe krijmit të shtetit, ndjeu në lëkurë më së randi zhgënjimet me lirinë e shtetin ku u ndien të mashtrum e të shkelun e të pavlerë nga kastat politike të pasluftes dhe nga adminstratat ndërkombëtare të instaluara në Kosovë. Zhgënjimi me lirinë e cila iu servua shqiptarëve si një llavë anarkie, korrupsioni e krimi, të ziera bashkë në kuzhinat ballkanike, edhe me përkrahje të administrates nderkombëtare e cila ende vazhdon të flirtojë me kasten e politikanëve të korruptuar e të zhytur në krime, ishte tema e shumicës së projekeve skeniko-politike te Nezirajt. Shfaqjet bazuar në dramat e tij ishin klithma proteste të një brezi i cili refuzonte lirinë e cungume dhe izolimin sepse ky brez s’mund të konsiderohet me asgjë përgjegjës për gjendjen e pashpresë në të cilën ka ra ky vend . Shfaqjet e krijuara nga dramat e Jetonit, përmes gjuhës skenike arritën të shprehin guximshëm opinionet politike të një brezi të papozicionuar politikisht pro apo kundër një pushteti. Duke u marrë me gamë të gjerë trajtimesh te tabu temash sidomos me ato politike, ai u përball reagime, debate kontraverze, e shpesh edhe me sharje fyerje e edhe me kercnime. Por ai asnjëherë nuk e lakoi kurrizin. Përkundrazi, u shfaqë në secilin projekt edhe më këmbëngulës dhe më i fuqishëm në opinionet e tij.

Të qëndrosh gjatë në këmbë duke qenë vetvetja, pa u bërë pjesë e asnjë klani apo kaste politike dhe të bësh punë te sukseshme është mision për admirim… Të guximshmit janë të vetmitar në fillim, dhe duke qenë kembëngulës në kauzën e tyre, kur nisin t’ia dalin mban, kjo i bën të shihen si lider rreth e të cilëve fillon të ndodhë shumëçka me vlerë… Dhe çmimet qe i akorduan Jeton Nezirajt këtë vit nga “EuropeCultureForum”, bashkë me çmimin per letersi të cilin BE ia ndau muaj më parë aktorit dhe shkrimtarit te ri Shpetim Selmani, (të krijuar si emër pikerisht në Qendrën Multimedia të Nezirajt) na bënë të besojmë se një brez i shëndoshë po vjen ne skenën kulturore të Kosovës. Ata tani duken të paktë në numër, por koha e tyre tashmë ka ardhë. Ata tashmë jan ba modele që inspirojnë brezin e tyne, dhe, shumë shpejt, rreth tyne do të përfshihet një rreth më i gjanë krijuesish me një profil shumë më konkurues në përmasa evropiane e me gjerë. Dhe do të jetë brezi i Jeton Nezirajt ai i cili me teatrin dhe ndërmarrje më të avansume kulturore do ta ndryshojë për të mirë imazhin e nëpërkëmbur kulturor të Kosovës ne Evropë e përtej saj…/ KultPlus.com