Gjejnë çokollatën 120 vjeçare, habiten edhe ekspertët

Biblioteka kombëtare e Australisë ka zbuluar në mesin e koleksionit të gjërave personale të këngëtarit australian Benjon Paterson, një kuti me çokollatë të vjetër afro 120 vite, e cila për çudi ishte në gjendje të mrekullueshme.

Ekspertët australianë e zbuluan çokollatën në një kuti, që i ishte dhënë asokohe ushtarëve që luftonin. E gati 120 vite më vonë, çokollata ishte pothuajse e paprekur dhe e “freskët: që habiti edhe ekspertët e kësaj fushe.

“Kemi ndjerë një aromë interesante derisa e hapëm kutinë. Aty e kuptuan se bëhet fjalë për çokollatë të futur në kuti”, ka deklaruar Jennifer Todd. Çokollatat në kuti ishin porositur nga mbretëresha Victoria për ushtarët që luftonin.

Në secilën prej tyre ishin të shtypura mbishkrimet: “Afrika e Jugut 1900. Ju uroj Vitin e Ri, Victoria RI”. Prodhuesi i çokollatave “Kedberry” kishte bërë të ditur se ishin porositur rreth 35 tonelata çokollatë për ushtarët, të cilat i pagoi drejtpërdrejtë mbretëresha./ KultPlus.com

Vendet që hanë më shumë çokollatë në botë

Konsumi i çokollatës përmirëson aftësitë njohëse, që mund të rrisë prodhimin e përgjithshëm shkencor të një vendi, si dhe gjithashtu nivele më të larta të inteligjencës nxisin dëshirën për ta konsumuar atë.

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Kolumbisë, nëse konsumoni shumë çokollatë keni më shumë mundësi të fitoni një Çmim Nobel.

Në vijim po ju sjellim listën e vendeve që konsumojnë më shumë çokollatë në botë:

Rusia – 5.3 kilogramë për person

Finlanda – 5.3 kg/person

Sllovakia – 5.4 kg/person

Suedia – 5.4 kg/person

Estonia – 6 kg/person

Norvegji – 6.6 kg/person

Britania e Madhe – 7.5 kg/person

Irlanda – 7.5 kg/person

Austria – 7.8 kg/person

Gjermani – 7.9 kg/person

Zvicra – 9 kg/person.