‘Koncert për Ukrainën’, yje të shumtë mbledhen bashkë për të ndihmuar shtetin ukrainas

Camila Cabello, Ed Sheeran dhe Snow Patrol do të luajnë të gjithë në koncertin humanitar të javës së ardhshme për Ukrainën, përcjell KultPlus.

Biletat për shfaqjen dalin në shitje sot, më 22 mars, me koncertin që do të zhvillohet në Birmingham më datë 29 të këtij muaji.

Cabello u shpreh se të gjithë kemi një përgjegjësi për të ndihmuar rreth kësaj çështje.

Koncerti do të drejtohet nga Spice Girl Emma Bunton, së bashku me Marvin Humes dhe Ronan Kemp, ku do të marrin pjesë edhe The Manic Street Preachers dhe Tom Odell.

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për apelin humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive, i cili ofron ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore për refugjatët në Ukrainë dhe vendet fqinje. /KultPlus.com