Artisti Ed Sheeran publikon këngën më të re

Këngëtari i njohur me famë botërore, Ed Sheeran ka sjellur një këngë të re, shkruan KultPlus.

“Afterglow” mban emrin vepra më e re e kantautorit, me të cilën gëzoj artdashësit e tij. Në videoklipi i këngës shihet Sheeran duke performuar me kitarën e tij në një ambient të hapur.

Sheeran kur e paralajmëronte publikimin e këngës së tij, ka theksuar  se “Afterglow” e kishte shkruar vitin e kaluar.

“Përshëndetje të gjithëve. ‘Afterglow’ është një këngë të cilën e kam shkruar vitin e kaluar, dhe të cilat doja ta lansoja për ju. Nuk është kënga e parë e albumit të ardhshëm, por është thjeshtë një këngë dashurie, andaj shpresoj se edhe ju do ta pëlqeni atë. Shijojeni projektin tim të ri! Gjithashtu ju uroj festa të sigurta dhe të lumtura. Tani është koha t’i kthehem në rolin e babait”, kishte shkruar Ed Sheeran.

Ed Sheeran mbetet një ndër këngëtarët më të famshëm botëror. / KultPlus.com

Ed Sheeran i dhuron 10,000 funte spitalit ku ishte trajtuar gjyshja e tij

Ed Sheeran i ka dhuruar 10,000 funte spitalit në të cilin ishte trajtuar gjyshja e tij në javët e fundit të jetës.

Paratë do të shpenzohen për krijimin e një kopshti në spital, instrumente muzikore që do të përdoren nga pacientët me probleme mendore dhe ata me nevoja të veçanta.

Sipas The Sun, kopshti veçse ka filluar të punohet, përcjell FemaleFirst.

Këngëtari kishte thënë në fillim të vitit se kishte vizituar çdo ditë gjyshen e tij në spital, derisa ajo ishte buzë vdekjes.

“Kujdesi që mori ajo ishte i mrekullueshëm; njerëzit që punonin atje ishin të dashur, të përkushtuar, të buzëqeshur dhe të kujdesshëm”, kishte thënë ai./ KultPlus.com

Ed Sheeran shkëputet nga muzika, në pritje të bëhet baba

Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Këngëtari, 29 vjeç dhe Cherry, 27 vjeç, të cilët u takuan për herë të parë në shkollë, thuhet se i ndajnë vetëm pak javë nga të qenët prindër, pasi e mbajtën shtatzëninë sekret gjatë izolimit të COVID-19, shkruan IconStyle të mërkurën.

“Izolimi ishte një justifikim i përsosur për të mos u dukur, por gjërat po afrohen dhe nga emocioni i madh ata kanë filluar t’ia tregojnë lajmin miqve dhe familjes. Ata po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vijë në jetë këtë verë. Është një kohë me të vërtetë e lumtur dhe familjet e tyre janë të lumtur për ta dhe mezi po presim”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Lajmi vjen pasi këngëtari Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të bënte një pushim të zgjatur nga karriera e tij për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën e tij personale.

Çifti ka bashkë pesë vjet. / KultPlus.com

Ed Sheeran ia ka dhuruar 170 mijë funte shkollës së tij të vjetër

Pop ylli 29-vjeçar, Ed Sheeran, ia ka dhuruar një shumë të majme të hollash shkollës “Thomas Mills School” në Suffolk, përgjatë një periudhe mbi dy vjeçare. Qëllimi i këngëtarit është që t’i ndihmojë studentët të dallohen në sferat e artit dhe departamentin e IT-s.

Gjatë kësaj kohe, fondacioni “Ed Sheeran Suffolk Music Foundation” ka ndihmuar në blerjen e laptopëve, kamerave dhe krijimin e një dhome të fotografisë për këtë shkollë, që është vendi ku Sheeran e kishte takuar bashkëshorten e tij, Cherry Seaborn, transmeton Koha.

Richard Hanley, drejtori i departamentit të muzikës në këtë shkollë, citohet të ketë thënë: “Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle janë fatlum që e kanë një person bamirës i cili i njeh dhe i çmon vlerat e artit në fushën e edukimit. Ai e kupton sa i rëndësishëm është arti për të rinjtë dhe se si mund t’i ndryshojë jetët e tyre.”

Përveç këtij donacioni, ylli i hitit “Shape of You” i ka dhuruar edhe 10 mijë funte për një shkollë fillore lokale, si dhe 10 mijë funte të tera për spitalin “Aldeburgh Hospital League of Friends”.

Ndërkohë, kantautori Sheeran së fundmi e kryesoi listën e të përditshmes “The Sunday Times” të muzikantëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani të Madhe. Sheeran, falë 40 milionë funteve të fituara gjatë vitit të kaluar, ka arritur ta krijojë një pasuri totale prej 200 milionë funtesh, duke e siguruar kështu edhe vendin e parë në listën e muzikantëve më të pasur të rinj. / KultPlus.com

Këngëtari Ed Sheeran shpallet ‘Artisti i Dekadës’ në Britani

Ed Sheeran sapo ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij.

Këngëtari është shpallur këngëtari më i mirë i dekadës në Britani nga “Official Charts Company”.

Këngët e tij kanë qëndruar për javë të tëra në krye të klasifikimeve dhe mbajnë rekorde klikimesh.

Tre prej projekteve të tij muzikore janë shpallur këngët e dekadës duke përfshirë “Shape Of You”, “Thinking Out Loud” dhe “Perfect”.

Ed Sheeran është artisti që ka numrin më të madh të këngëve single dhe albumeve që kanë zënë vendin e parë në tabelat britanike, 12 në total.

Këngët e tij dëgjohen masivisht në të gjithë botën dhe kjo e ka bërë që ai të jetë pjesë e listës së këngëtarëve më të paguar për vitin 2019.

Drake dhe Ed Sheeran shpallen artistët më të ndjekur të dekadës në Spotify

Drake dhe Ed Sheeran janë shpallur artistët më të ndjekur të dekadës në Spotify, janë këto shifra të konsoliduara nga 10 vitet e fundit.

Bazuar në shprehitë e dëgjimit të më shumë se 248 milionë përdoruesve në të gjithë botën, krijuesi i hitit “Hotline Bling”, Drake u shpall zyrtarisht artisti më i streamuar i dekadës, duke arritur 28 miliardë streame totale.

Ai u pasua në listë nga Ed Sheeran, Post Malone, Ariana Grande dhe Eminem, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, superylli britanik Ed e kryesoi renditjen e këngëve më të streamuara në vitet 2010 me “Shape of You”, e cila i arriti mbi 2.3 miliardë streame totale që nga fillimi i dekadës.

Once Dance i Drake me Kyla dhe WizKid, Rockstar i Post Malone me 21 Savage, Closers i The Chainsmokers me Halsey dhe Thinking Out Loud i Sheeran e përmbyllën top pesëshen.

Për vitin 2019, ishte reperi Post Malone ai që e zuri vendin e parë me më shumë se 6.5 miliardë streame, i pasuar nga Billie Eilish, e cila gjithashtu i siguroi më shumë se 6 miliardë. Ariana Grande, Ed Sheeran dhe Bad Bunny e kompletuan top pesëshen.

Në top listën e albumeve më të streamuara, Billie u bë artistja e parë femër që e siguroi pozitën numër një me When We All Fall Asleep, Where Do We Go?, ndërsa ishte Shawn Mendes dhe hiti veror i duetit me Camila Cabello, Senorita, ai që zuri vendin e parë për singlet me më shumë se një miliardë streame.