Është shpallur ylli më i madh i shekullit XX


Këngëtari legjendar David Bowie u shpall ikona më e madhe në botën e argëtimit në shekullin XX.

Këngëtari mori më së shumti vota në sondazh të bërë nga “BBC”, duke lënë pas ikona të tjera, si Charlie Chaplin, Merilin Monroe dhe Billy Holyday.

Qëllimi i votës ishte që audienca të zgjidhte “yllin më të madh të shekullit XX” edhe në katër kategori të tjera si, sport, shkencë, aktivizëm dhe art.

Kur është fjala për kategori të tjera, Alan Turing fitoi në kategorinë “Shkencëtarët”, Ernest Shaqlton në kategorinë “Hulumtuesit” dhe Nelson Mandela në kategorinë “Liderët”.

Fituesit e kategorisë Aktivistët, Sport, si dhe artistët dhe shkrimtarët ende nuk janë zgjedhur pasi sondazhi po vazhdon.

Publiku do të zgjedhë ikonën më të madhe të shekullit të XX deri më 5 shkurt, kur do të shpallen të gjithë fituesit në të gjithë kategoritë e ndryshme.

Por, disa prej fansave kanë kritikuar televizionin publik britanik pasi në kategorinë “Argëtues” nuk i kanë përfshirë Beatles dhe Elvis Presleyn.

David Bowie ndërroi jetë në janar të vitit 2016 në moshë 69-vjeçare, si pasojë e kancerit të mëlçisë. /KultPlus.com

Shitet për 45 mijë euro incizimi i parë i David Bowie

Një demo-incizim i David Bowiet që është realizuar kur ai ishte 16-vjeçar është shitur në një ankand në Britani të Madhe për 40.000 funte (45.000 euro).

Kur doli në ankand incizimi, u raportua se pritej të shitej deri në 120.000 euro, megjithatë, shtëpia e ankandeve “Omega” është shprehur e kënaqur me çmimin e shitjes.

Para se të bëhej i njohur, Bowie edhe pse kishte ambicie për t’u bërë saksofonist, kishte rënë dakord që të jetë vokalisti kryesor i grupit “The Konrads” dhe kishin regjistruar një kasetë demo në një studio të vogël në jug të Londrës.

Në demo, këngëtari i ndjerë dëgjohet duke kënduar “I Never Dreamed”, ndërsa studioja ku u incizua kënga nuk e kishte vlerësuar potencialin e zërit të tij, shkruan telegrafi.

Datëlindja e David Bowie u festua me një version të papublikuar të “Let’s dance” (VIDEO)

Po të ishte gjallë David Bowie do të shënonte datëlindjen e 71-të. Për ta nderuar legjendën e rokut, Nile Rodgers ka plasuar një demo të papublikuar të këngës “Let’s Dance”, e cila u realizua në vitin 1983, përcjellë KultPlus.

Edhe pse David Bowie arriti famën botërore gjatë viteve ’70, ai kishte edhe një periudhe të dytë të suksesshme në karrierën e tij gjatë viteve ’80, falë albumit dhe këngës “Let’s Dance”. Kjo këngë e realizuar edhe me videoklip arriti të jetë kënga numër një në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, ndërkohë që “Singles” dhe “China Girl” , ishin po ashtu dy hite të mëdha të këngëtarit.

Kompozitori dhe interpretuesi Nile Rodgers, i cili ka punuar me Bowien në albumin Let’s Dance të vitit 1983, ndau dje versionin e ri të kësaj këngë.

“Koha që kaluam duke e bërë këtë demo pak para Krishtlindjeve ishte plot me lot, pasi ndiheshim sikur Davidi ishte në dhomë me ne. Urime datëlindjen, David, unë të dua dhe na mungon të gjithëve!”, ka shkruar kompozitori Rogers./ KultPlus.com

Tur i koncerteve në kujtim të David Bowie

Koncertet do të nisin me Parisin, për tu mbyllë me Portland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tur i koncerteve që ka për qëllim kujtimin për këngëtarin e madh David Bowie, shkruan KultPlus.

Ky tur nisë më 10 janar në Paris dhe do të mbyllet më 11 mars në SHBA, tur i koncerteve që përfshinë vende të rëndësishme të Evropës dhe të Amerikës.

Ky tur nisë pikërisht në datën e vdekjes së Bowie, i cili pat vdekur më 10 janar të vitit 2016, dhe me këtë rast dhimbja për humbjen e këtij këngëtari ishte tejet e madhe./KultPlus.com