8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e shkrim-leximit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë.

Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për avancimin e shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në muajin shtator të vitit 1965 në Teheran e cila temë si bazë e kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.

Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra. Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë./ KultPlus.com

“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila festohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të rrisë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit, i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri. Për nder të kësaj dite KultPlus ju sjellë disa thënie mbi rëndësinë e librit.

“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare

“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” ― Gustave Flaubert

“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.” ― Toni Morrison

“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.” ― J.D. Salinger

“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.” ― Jorge Luis Borges

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain

“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.” ― Frank Zappa

“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.” ― Haruki Murakami

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot

“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus./ KultPlus.com